Policia e qytetit
të Elbasanit ka arrestuar një 19-vjecar nën akuzën e shpërndarjes së
lëndëve narkotike të rënda. Burime policore lokale njoftojnë se në
pranga ka përfunduar shtetasi Klevis Agolli, i cili u kap me 100 doza
drogë të tipit heroinë.
Sipas burimeve, dozat e narkotikëve janë gjetur në makinën që kishte në pronësi 19-vjecari, me targë “AA 288 BP”.
Burimet shtojnë më tej se agjentët e anti-drogës po hetojnë për
persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet
shpërndarjeje.
Forcat e policisë në rang vendi kanë rritur
sekuestrimet e drogave të lehta, në sasi të konsiderueshme që arrijnë në
qindra kilogramë. Ndërkohë që konfiskimi i drogave të rënda është ende i
ulët.
Disa ditë më parë në portin e Durrësit u sekuestrua
një sasi prej 10 kilogramësh heroinë, e cila do të trafikohej drejt
Italisë bashkë me një sasi të konsiderueshme hashashi.
Ndërsa në dhjetor, në autobusin e linjës Himarë-Athinë u sekuestruan 5
kg heroinë dhe u ndalua shtetasi Arjan Murto, nga Saranda, që po
trafikonte lëndën drejt shtetit helen.
Droga ishte fshehur
në tavanin e autobusit dhe u gjet menjëherë prej agjentëve të
anti-drogës së Janinës, që kishin marrë informacion në rrugë operative.
I arrestuari Murto u mohoi të kishte lidhje me ngarkesën e lëndës
narkotike, pasi sipas tij, e kishte marrë autobusin prej kolegut tjetër
të tij, i cili zbriti pak përpara arrestimit, duke i thënë se ishte i
sëmurë.
Autobusi u sekuestrua, ndërsa i arrestuari Arjan Murto iu dërgua gjykatës për masën e arrestit.
Elbasani on/off ?
Reklama
"Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim".
Search This Blog
Page List
Saturday, January 14, 2012
Banorët e lagjes "5 Maji" në Elbasan kanë protestuar paraditen e së mërkurës për ujërat e zeza që lundrojnë në lagjen e tyre.
Problemi është mjaft shqetësues si pasojë e mungesës së kanalizimeve. Madje në shumë raste, në shëndetin e fëmijëve janë shfaqur edhe komplikacione si pasojë e ndotjes.
Situata bëhet më kritike, gjatë kohës së reshjeve, ku ujrat e zeza futen nëpër banesa. Banorët kërkojnë sistemimin rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve, pasi ne shume raste uji i pijshëm ka dalë i infektuar.
Banorët shumë herë e kanë ngritur problemin pranë Bashkisë se Elbasanit por nuk kane gjetur zgjidhje. Ata kërcënojnë se do të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan-Librazhd, deri sa te nisin punimet në rrjet.
Rreth 700 punonjës të kompanisë 'Kurum' në Elbasan protestuan sot në qytet duke bllokuar edhe rrugët. Shkak për këtë protestë është bërë ndërprerja e punës në furrat e shkrirjes së kompanise "Kurum". Per pasoje punonjesit e kompanise kane mbetur te papune.
Kompania "Kurum" nuk siguron me energji elektrike per te vijuar punen. Sipas perfaqesuesve te kesaj kompanie, ne daten 6 janar ata jane njoftuar nga OST per nderprerjen e furnizmit me energji. Sipas ligjit miratuar se fundmi "Kurum" dhe disa kompani te tjera qe jane konsumatore te medhenj te energjise shkeputen nga rrjeti furnizimit te CEZ me energji dhe duhet ta gjejne vete energjine elektrike ne treg.
"Kurum" nuk ka mundur te gjeje nje burim tjeter energjie dhe OST, duke mos patur asnje kontrate ja ka shkeputur kontaktin me "Kurum". Ne mbeshtetje te kompanise metalurgjike sot kane dale edhe sindikatat te cilat organizuan edhe protesten ne rruget e qytetit te Elbasanit.
Sunday, January 8, 2012
Në orët e mbrëmjes një tjetër aksident rrugor i ka marrë jetën një të riu.
Aksidenti ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, kur makina ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën 20 vjeçari, Armand Musta.
Makina me targa El 9804 A, doli nga rruga në zonën pranë ish-kombinatit Metalurgjik.
Makina drejtohej nga 50 vjeçari, Shkëlqim Musta, i cili është shoqëruar në polici. Edne nuk janë bërë të ditura shkaqet e devijimit të makinës.
Ndërkohë që ditën e dielë një tjetër aksident rrugor i mori jetën një 22 vjeçareje në Picar, të Gjirokastrës, pasi u përplas nga një makinë, në tentativë për të kaluar rrugën.

Friday, January 6, 2012
Zbulohet dokumenti i pavarësisë së Elbasanit
Historiani shqiptar nga Shkupi, Skënder Hasani, ka gjetur një dokument për të cilin pretendon se është kopje nga momenti origjinal i aktit të ngritjes së flamurit kombëtar në Elbasan dhe shpalljes së pavarësisë në këtë qytet në nëntor të vitit 1912.
Dokumenti në fjalë i mungon Arkivit të Shqipërisë, ndërsa Hasani e ka gjetur atë në arkivin e Institutit të Historisë Nacionale të Shkupit.
Skënder Hasani, kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, shprehet: “Ky dokument gjendet në mikrofilm i dokumentuar në arkivin e Institutit të Historisë Nacionale në Shkup, i cili është sjellë nga Beogradit dhe është nxjerrë nga dokumenti origjinal. Dihet fortë mirë se në këtë periudhë kohore ushtria serbe depërtoi furishëm në Shqipërinë e Mesme, respektivisht në Elbasan dhe me këtë rast ajo ka konfiskuar këtë dokument”.
Historiani shtoi se dokumentin e ka gjetur rastësisht gjatë hulumtimeve të tij shkencore, ndërsa thotë se i pamjet kanë një rëndësi shumë të madhe historike për popullin shqiptar.
”Janë dokumente shumë të rëndësishme. Dihet fort mirë nga deklaratat e përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, por edhe nga përfaqësuesit e Arkivit se mungojnë dokumentet orgjininale të kësaj peridhe. Ne po mundohemi të ofrojmë një mundësi për t’i gjetur ato”, shtoi Hasani.
Këtë dhe disa dokumente tjera të rëndësishme, historiani shprehet se do t’ia dorëzojë Arkivit të Shtetit me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë.

Elbasan, vetëplagoset me armë në gjendje të dehur 25-vjeçari
ELBASAN - Një 25-vjeçar është vetëplagosur në këmbë në gjendje të dehur në orët e vona të një nate më parë.
Burime të policisë lokale bënë të ditur se "25 vjeçari Euklid Skora, në gjendje të dehur, është vetëplagosur në këmbë, ngjarje kjo e ndodhur në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Cërrikut", në momentin që po shkonte në banesën e tij.
Policia ka transportuar për në spital të riun, i cili mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ndaj tij është marrë masa e arrestit nën akuzën e "armëmbajtjes pa leje".

Thursday, January 5, 2012
Nderron jete diten e sotme nje qytetar i Elbasanit 'Luftar Peqini' banor i lagjes 'Beqir Dardha' .Shume njerez thone se arsyeja e vdekjes se tij ishte sepse ai frekusntonte pijen, por arsyeja e vertete e vdekjes se tij esht sepse ai prej shume vitesh jetonte ne gjendje shume te keqe .Ai jetonte i vetem ne nje barake shume te vjeter dhe ne kushte shume te veshtira jetese ,banoret e lagjes thone se ai ushqehej me mbeturinat e gjetura ne koshet e plehrave ,shteti asnjehere nuk ka vendosur te ndihmoje kete familje ne nevoje ,nuk eshte vetem kjo familje ajo qe vuan ne kete menyre kryesisht banoret e kesaj lagje mbijetojne ne menyre te tille .i lutemi bashkise se qytetit te elbasanit qe te mendoje dhe per keta njerez!!!
Subscribe to:
Posts (Atom)