Reklama
"Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim".
Search This Blog
Page List
Friday, December 30, 2011
Elbasan, vrasje në qendër të qytetit
40-vjeçari Ilir Rexhepi është qëlluar me pistoletë gjatë momentit që ka qenë duke hipur në automjetin e tij, i parkuar anës rrugës, në qendër të qytetit, pranë lagjes “Vullnetari”.
Burime nga policia bëjnë me dije se ende nuk janë identifikuar personat që kanë qëlluar mbi viktimën, por deri më tani është bërë i mundur shoqërimi i 15 personave në Komisariatin e Policisë. Dyshohet se personat, ende të paidentifikuar, e kanë ndjekur viktimën
dhe pasi Rexhepi ka dalë nga një lokal, një breshëri plumbash u derdh në drejtim te tij. Mësohet se autorët janë larguar me një mjet në drejtim të paditur dhe se policia është vënë në ndjekje të tyre.
Ndonëse 40-vjeçari është transportuar urgjentisht për në spitalin Kirurgjik të Elbasanit, pas ndërhyrjes ai ka gjetur vdekjen.
Viktima ishte presidenti i një shoqërie të Policisë private në qytet dhe njëkohësisht është vëllai i ish-policit të vrarë dy vjet më parë Roland Rexhepi, i njohur ndryshe si Doda.
Gjyqi i Dodës ende nuk ka përfunduar, ndonëse ka ndodhur që në 22 Korrik të 2009. Praprakisht, dyshohet se pista e vrasjes ka qenë për hakmarrje, por zyrtarisht ende nuk është konfirmuar asgjë.
Wednesday, December 28, 2011
Vetëaksidentohet 67 vjeçari, rëndë për jetën
Mësohet se shtetasi S. Skopeci, me banim në fshatin Rrashtan të Prrenjasit, në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, në vëndin e quajtur Prrenjas-fshat, ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me murin anësor të rrugës.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motocikletës, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin e Librazhdit, por duke qënë se kishte dëmtime serioze, u dërgua në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku aktualisht ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Elbasan, dështon miratimi i buxhetit 2012
Të djathtët kanë kërkuar një analizë vjetore të detajuar të buxhetit të vitit të kaluar për të bërë një krahasim me buxhetin e ri që pritet të miratohet.
Kreu i bashkisë , Qazim Sejdini shprehet se shtyrja e buxhetit është një akt politik pasi të dyja analizat e dy viteve janë paraqitur të sakta dhe me shifra.
Por kryetari i Këshillit Bashkiak, Blendi Himçi ka kërkuar një analizë vjetore të detajuar. Sipas tij këshilltarët e majtë, nuk mund të imponojnë maxhorancën, duke kërkuar kohë për diskutim.
Këshilltarët e majtë janë shprehur të indinjuar ndaj këtij vendimi bllokues, duke thënë që nuk është normale që Bashkia e Elbasanit të punojë me 112 e buxhetit. Ata kanë kërkuar bashkëpunim që të nisin investimet në qytet.
Monday, December 26, 2011
Festat, në Elbasan rriten cmimet
Festat e fundvitit shoqërohen me rritje të cmimeve të disa produkteve bazë.
Në tregun e fruta-perimeve të qytetit të Elbasanit cmimet kanë pësuar rritje graduale dhe mendohet që të arrijnë pikun më 31 dhjetor.
Qytetarët ankohen duke kërkuar marrjen e masave për të parandaluar rritjen e mëtejshme të tyre. Situata bëhët më e vështirë për pensionistët dhe të papunët.
Nga ana tjetër tregtarët thonë që cmimet nuk janë rritur shumë në krahasim me një vit më pare dhe se ulja e ndjeshme e fuqisë blerëse po i çon drejt falimentimit.
Elbasan, shkatërrohet banda e hajdutëve, 5 në pranga
Burime të Policisë deklaruan se 'një bandë e përbërë nga pesë anëtarësh janë arrestuar mesditën e sotme pasi akuzohen për vjedhjen e një sërë materialesh në qytet. Konkretisht janë arrestuar shtetasit Gerti Halimi, 22 vjeç, Aldi Tafa, 19 vjeç, Mateo Begaj, 25 vjeç, Aldo Gjeli, 19 vjeç si edhe Florenc Janku, 25 vjeç.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin në kohë të ndryshme gjatë këtij muaji kanë kryer një sërë vjedhjesh në qytet si edhe në rrethinat e saj.
Saturday, December 24, 2011
Pse po arratisen shqiptarët?
2. Në Shqipëri nuk ka siguri prone dhe jetese. Nëse ke një pronë dhe dëshiron të marrësh certifikatë pronësie, ne të gjithë e dimë se duhen shumë para korrupsion dhe shumë vite përpjekje para se ta marrësh në dorë dokumentin magjik. Nëse një qytetar shkon të marrë leje ndërtimi, ka zero shanse ta marrë një të tillë. Ndërtimi pa leje në tokë të vet është një zgjedhje e pasigurt, shpesh më e pasigurt se sa ndërtimi pa leje në tokë të tjetrit. Nëse bie sëmurë, nuk ka shërbime pa pagesë. Nëse ecën në rrugë me makinë, ka gjithmonë ndonjë polic që funksionon si taksidar privat.
3. Shqipëria është një vend i qeverisur nga lobingje biznesi, të cilat kanë marrë karakteristika institucionale pavarësisht se nuk janë zgjedhur. Vetëm ndërtuesit janë në gjendje të marrin leje ndërtimi, vetëm bizneset e regjistruara si biznes i madh kanë të drejtë të importojnë, bankat duhet t’i përdorim me detyrim pavarësisht se nuk na hyjnë në punë.
Lista mund të vijojë gjatë. Drejtësia, garancia e jetës dhe e pronës dhe mbrojtja sociale janë funksionet themeltare të ekzistencës së shtetit që nga kohët e lashta. Për sa kohë këto funksione nuk garantohen për të gjithë popullatën në të gjithë vendin, shqiptarët do të vijojnë të ikin. Dhe asgjë nuk mund t’i mbajë.
Nga Gjergj Erebara
Wednesday, December 21, 2011
Bllokohet rruga Tiranë-Elbasan
Njëkohësisht e gjithë rruga është mbuluar edhe nga mjegulla e dendur, duke sjellë një rrezik të madh për drejtuesit e automjeteve.
Për këtë arsye patrullat e qarkullimit rrugor kanë ndaluar lëvizjen e mjeteve që shkojnë nga Elbasani drejt Tiranës, qofshin ato të pajisura edhe me zinxhirë. Disa automjete kanë ndalur udhëtimin për shkak të rëndimit të situatës.
Burime nga Emergjencat Civile bëjnë me dije se për të zhbllokuar rrugën, janë vënë në dispozicion dy borëpastruese.
Por Shefi i Emergjencave, Mustafa Arapi këshillon shmangien e lëvizjes së mjeteve ose në të kundërt rekomandon lëvizjen nga rruga e Durrësit, e cila është më e sigurtë.
Gjatë natës pritet që situata të rëndohet edhe më tej prej uljes së ndjeshme të temperaturave dhe intensitetit të lartë të dëborës. Burime nga policia bëjnë me dije se disa automjete kanë dalë nga rruga, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.
Nënshkruhet kontrata për Tiranë-Elbasan
Kredia me vlerë 50 milionë dollarë dhe me afat maturimi 15 vjet, do të ketë një interes bazë prej 4.5 për qind dhe një komision menaxhimi prej 0.5 për qind në vit, e zbatueshme kjo mbi pjesën e principalit të mbetur.
Sipas gazetës "Shqip", kredia do të përdoret për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, një projekt që vlerësohet se do të kushtojë rreth 400 milionë dollarë.
Qeveria i ka shpëtuar pagesës së kësteve të kësaj kredie për tre vitet e para, pasi sipas kontratës, principali do të fillojë të shlyhet duke filluar nga viti i katërt.
Kredia do të tërhiqet në monedhën e Emirateve të Bashkuara Arabe, dihran, një monedhë kjo e lidhur me kurs fiks këmbimi me dollarin amerikan në kursin 27 cent për dirhan. Kjo është kredia e katërt e tërhequr nga qeveria vetëm për rrugën Tiranë-Elbasan.
Më herët, Banka Islamike për Zhvillim ofroi 222.7 milionë dollarë me afat maturimi 17 vjet dhe me interes prej 5 për qind.
Fondi OPEK ka dhënë 20.4 milionë dollarë me interes 3.3 për qind dhe me afat maturimi prej 20 vjetësh, ndërsa edhe në këtë rast, pagesa e principalit do të fillojë pas pesë vjetësh.
Fondi Saudit për Zhvillim ofroi 25 milionë dollarë të tjera me afat maturimi 25 vjet dhe me normë interesi 2 për qind, ndërsa principali do të fillojë të paguhet pas pesë vjetësh.
Në total, deri më sot, qeveria ka nënshkruar borxhe të përgjithshme prej 318 milionë dollarësh, interesat vjetore të të cilave arrijnë në 15 milionë dollarë në vit.
Në rrugën Tiranë-Elbasan aktualisht qarkullojnë rreth 2-3 mijë makina në ditë, ndërkohë që standardet ndërkombëtare përcaktojnë se për të justifikuar ekzistencën e një autostrade me katër korsi, është i nevojshëm një trafik mesatar ditor prej 12 mijë makinash.
Borxhi i tërhequr për autostradën Tiranë-Elbasan është i barabartë me 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Aktualisht qeveria është angazhuar në një akrobaci llogaritjesh që synojnë të tregojnë se borxhi publik nuk ka kaluar ende kuotën 60 për qind të PBB-së, pavarësisht se flirton prej vitesh me këtë tavan ligjor dhe psikologjik.
Ndërkohë që Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se me politikat aktuale të qeverisë, borxhi do të rritet në 64 për qind të PBB-së brenda katër viteve të ardhshme.
Një aksident me një bilanc tragjik ka ndodhur pasditen e së hënës në aksin Elbasan-Librazhd.
Ndërkohë, po gjatë orëve të pasdites, një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur përgjatë aksit Korcë-Ersekë, ku një mjet ka dalë nga rruga. Si pasojë e rrëshqitjes është regjistruar një viktimë, ndërsa një tjetër person ka mbetur i plagosur.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi Klodian Dauti, 31 vjec, ka humbur jetën si pasojë e goditjes, ndërsa 32-vjecari Hysni Nuredini, i cili ishte duke udhëtuar me të njëjtin mjet është shoqëruar për në spitalin rajonal të Korcës në gjendje kritike për jetën.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe shkaqet që mund të kenë shkaktuar aksidentin, por edhe këtu mendohet se mund të jetë një rrëshqitja si pasojë e lagështirës.
Friday, December 16, 2011
Konferenca është përshendetur nga Rektori i Univesitetit të Tiranës, Dhori Kule dhe Drejtori te Politikave Pëllumb Pipero ku ky i fundit premtoi se nëse Qendra Spitalore "Xhaferr Kongoli", bëhet Spital Universitar, atëherë Departamenti Infermierisë do të kthehet në Fakultet.
Ndërkaq zevendësministri i Shëndetësisë Albert Gajo ka folur për një sër reformash në Ministrinë e Shëndetësisë, të cilat do të rrisin përmirësimin e menaxhimit të Spitaleve Rajonale dhe me anë të një kredie të butë do të realizohen disa reforma.
Tuesday, December 13, 2011
Vazhdojme akoma te vuajme nga probleme komuniste kur eshte viti i 21 qe e quajme vendin Shqiperi demokratike.
Elbasani vazhdon te vuaje prej vitesh nga ndotja.Mesa duket qytetaret e Elbasanit duhet te durojne eren e keqe si dhe te thithin ne mushkerite e tyre tymin e qeverise.Te gjithe kane frike per perhapjen e semundjeve epidemike. Vazhdojme akoma te vuajme nga probleme komuniste kur eshte viti i 21 qe e quajme vendin Shqiperine demokratike.
Monday, December 12, 2011
Atmosfera e Vitit te Ri ne Elbasan.
Viti i ri, me dekor të vjetër. Kjo është situata festive që paraqitet në pjesën më të madhe të qyteteve të Shqipërisë.Po ne Elbasan ç'po ndodh? Mos ndoshta bashkia nuk ka pasur fonde për të blerë pajisje të reja?Mos ndoshta kriza ka bere te sajen dhe ka ndikuar dhe ne festat e fundvitit , apo tashme askujt nuk i intereson te merret sado pak me zbukurimin e qytetit te tij ose qofte edhe te lagjes apo rrugices ku ai jeton.Te gjitha keto qendrrojne.Nese disa vite me pare ne kete periudhe ne do te ishim duke degjuar zhurmen e atyre kapsolleve , apo duke para te na kalonte ndonje prane kembeve tona sot nje heshtje shurdhuese ka kapluar Elbasanin ane me ane.Askush nuk pyet sado pak veten çu be me Vitin e Ri. Kjo pytje qe tashme eshte bere retorike.Ndalon nje njeri ne rruge dhe e pyet :
-Zoteri miredita , a mund te me thoni nese keni blere ndonje zbukurim per pemen tuaj te Vitit te Ri apo keni blere ndonje fishekzjar me rastin e festave?
Pas kesaj pyetje te vjen nje pergjigje e shpejt dhe e rendomte qe eshte bere si ato klishete e perrallave "Ik mor djal , ky popull nuk ka te haje buk e ti na flet per fishekzjare. Esht qesharake por e vertete.E ç'eshte me e forta flet ne numrin shumes "ky popull"sikur merr mbi supet e tij hallet e nje populli te tere. Pa e bere shume personale , kalojm tek ata qe mbajne pergjegjesine me te madhe dhe qe faji bie mbi ta.Te pysesh nje punonjes bashkie me siguri qe do te thoshte " Varfëria në dekor pranohet nuk ka pasur fonde të mjaftueshme. Festat e kanë gjetur qytetin e një mbi një dritareve të zbehur nga shkëlqimi i dikurshëm.Mesa duket ky Vit i Ri do na zeje disi ngushte.Po kjo nuk ka me renci , ajo qe tashme perben edhe finalizimin e nje viti dhe ardhjen e nje viti tjeter eshte nje darke e ngrohte prane familjes , disa pjata te mbushura me ushqim ndonese jo plot dhe me nje luks te madh e disa gota alkol.Jemi njerez qe jemi mesuar me pak , nuk do na bente keq nese edhe kete vit do ta kalonim pa ngjyrat e duhura.
Saturday, December 10, 2011
Elbasan, Zaranika rrezik serioz
Qarku i Elbasanit gjatë stinës së dimrit përballet me mjaft probleme. Zonat më të prekur janë kryesisht rrethi i Librazhdit apo Gramshit.
Edhe qyteti i Elbasanit përballet më së shumti nga përmbytjet prej lumit Shkumbin, i cili në vitin 2010 shkaktoi mjaft dëme në Komunën Shushicë.
Më emergjente situata paraqitet pranë përroit të Zaranikës. Sipas shefit të Emergjencave të Qarkut të Elbasanit, Mustafa Arapi, Zaranika ndodhet në një gjendje kritike dhe këtë vit janë krijuar 15 çarje të reja në argjinaturë që variojnë nga 10-15 metra gjatësi.
Më problematike situata paraqitet pranë digës, e cila është e tejmbushur me dhera dhe prej vitesh aty nuk është kryer asnjë pastrim.
Kjo ka stimuluar dëmtimin e argjinaturës, duke rrezikuar jetën e mijëra banorëve. Por Arapi shprehet se për të parandaluar dhe përballuar ndonjë fatkeqësi të mundshme në Zaranikë, Ministria e Brendshme së bashku me atë të Bujqësisë kanë akorduar një fond të konsiderueshem për të bërë disa punime.
Punimet pritet të nisin në vitin 2012 dhe të vijojnë deri në 2013-n.
Gjithashtu, kreu i Emergjencave është shprehur se janë marrë masat edhe për zonat e tjera problematike në Qark. Ai u kërkon njësive vendore që të merren me grumbullimin e rezervave të bazës ushqimore apo medikamenteve.
Ndërkaq, është kërkuar që mes njësive vendore dhe Drejtorisë së Mirëmbajtjes së Rrugëve të ketë një bashkëpunim të ngushtë.
60-vjecarja strehon kafshët e braktisura
Fatime Veratozi mbledh të gjitha kafshët e braktisura në rrugë duke i strehuar në banesën e saj që ndodhet në katin e katërt të një pallati. Aktualisht gruaja jeton në apartamentin e djalit të saj. Ndërsa qentë i ka strehuar në garazhin e saj privat.
Të gjithë të ardhurat financiare ajo i shpenzon për ushqyerjen dhe përkujdesjen e kafsheve aq të dashura për te. Si qentë ashtu edhe macet kanë nga një emër. Qenushja e saj e preferuar është Paloma, sepse sipas 60 vjeçares ajo është mjaft e dashur dhe e zgjuar.
Nëse ka persona që duan të mbajnë në shtëpi një kafshë, qoftë qen apo mace, ajo ia jep pa më të voglin hezitim kundrejt asnjë shpërblimi.Banorët e lagjes thotë ajo, janë ankuar shumë herë në polici për pasionin e saj, sepse pretendojnë se kafshët nuk janë të pastra dhe qentë lehin gjatë natës, duke u prishur qetësine.
Pavarësisht kushteve të saj ekonomike, ajo ia ka dedikuar jetën vetëm kafshëve të braktisura.
Tuesday, November 29, 2011
FESTAT E CLIRIMIT !!!
Tuesday, November 22, 2011
Elbasan, lind qingji me 6 këmbë
ELBASAN-Një dele ka lindur dy qëngja binjakë, njëri prej të cilëve me gjymtyrë dhe organe të dubluara, në një fshat të Sulovës në rrethin e Elbasanit . Bëhet fjalë për binjakun mashkull, i cili ka lindur me gjashtë këmbë dy prej të cilave të ngjitura ndërsa organet e tjera të dyzyara. Një nga pjestarët e familjes Gorica, ku ka lindur qingji , i cili merret me mirëmbajtjen e blegtorisë tha se kjo nuk kishte ndodhur kurre me pare në zonën e tij por siç cilësoi ai, “e gjitha lidhej me rendimentin e pjelloshmërisë së deles e cila lind binjakë dhe sasisë së qumështit qe prodhon” (3litra qumësht në ditë). Nuk është hera e parë që ndodhin këto çudi në trevën e Elbasanit. Në vitin 2002 në familjen e Demir Sherlit me banim ne Rrase të qytezes se Belshit, nga veza e pulës u lind një zog me katër këmbë.
Saturday, November 19, 2011
Tiranë, arrestohet vrasësi i kamarieres 29-vjeçare në Elbasan
Arrestohet nga policia e Tiranës personi i shpallur në kërkim për vrasjen e kamarieres 29-vjeçare në Elbasan.
Shtetasi Mirjan Dedja, 29 vjeç, u arrestua ditën e sotme nga policia e komisariatit nr.1. ai ishte shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit pasi gjykata e këtij qyteti në mungesë kishte vendosur masën e arrestit duke e shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shtetasja Agniesa Thomai, 23 vjeçe u vra rreth tri javë më parë ndërsa policia filloi hetimet për ngjarjen.
Thursday, November 17, 2011
Vrasja e “ushtarëve” të Tan Kateshit në 1997, dy zhvarrime në Elbasan
Pesë persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të Kastriot Dervishit, që sipas burimeve të së njëjtës prokurori ishte pjestar i bandes së Tan Kateshit, duke e lënë Dervishin të plagosur rëndë dhe duke vrarë dy të rinj që ndodheshin me të.
Ekspertë të mjekësisë ligjore dhe të kriminalistikës, ishin të pranishëm në zhvarrosjen e eshtrave të Arben Shkodranit dhe shokut të tij, Alfier Sadushi.
Shkak i zhvarrosjes, sipas prokurorisë, është kryerja e një ekspertimi per te verifikuar dhe dale ne konkluzione shkencore per arsyet e vdekjes se dy te rinjve.
Burime prane prokurorise thone, se duke qene se dy viktimave, pas vrasjes, per shkak te situates kaotike te asaj kohe nuk u eshte bere autopsia, u kerkua zhvarrosja per te kerkuar me shume elemente lidhur me kete krim.
Prokuroria deklaron jo zyrtarisht, se jane marre nje varg deshmish nga qytetare te cilet jane ndodhur ne lagjen “Vullnetari”, diten e krimit dhe eshte vertetuar se shenjestra e kesaj pusie ne fakt ka qene Kastriot Dervishi.
Sipas deshmive, vrasesit i kane kerkuar Arbenit dhe Alfirit te largohen, se kishin pune me Dervishin e duke qene se te dyja viktimat ndodheshin ne sediljet e para te nje makine “Opel”, pas nje debati autoret kane qelluar ne drejtim te te treve.
Prokuroria deklaron se per kete ngjarje, Kastriot Dervishi, qe vuan denimin me 23 vjet heqje lirie ne burgun e sigurise se larte të Peqinit per nje ngjarje tjeter, nuk ka dhene asnje deshmi apo deklarate per priten ku vete ai mbeti i plagosur rende.
Per kete ngjarje, prokuroria deklaron se jane shpallur ne kerkim nderkombetar dy shtetas, ndersa tre te dyshuarit e tjere jane vrare pergjate viteve
Sunday, November 13, 2011
Aksident në Elbasan-Qafë-Krrabë, plagosen tre anëtarë të një familje
Burime të Policisë rrugore nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se “një mjet tip Volsvagen me targa belge 342 RSK ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka rënë rreth 10 metra në humnerë”.
Tre të aksidentuarit në mjet dy prindërit dhe djali i tyre, janë transportuar menjëherë në spitalin Ushtarak të Tiranës, ku mësohet se janë në gjendje të rëndë për jetën.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ende nuk ka identifikuar tre të aksidentuarit, ndërsa mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara i drejtuesit të mjetit.
Thursday, November 10, 2011
Sa vjen edhe me i veshtire po behet studimi ne mbremje!!!
Elbasan, arrestohet i dënuari me 10 vjet burg për trafik droge në Itali
Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të policisë që thanë se shtetasi Kastriot Hakani, 47 vjeç ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi ishte shpallur në kërkim nga gjykata italiane e cila e kishte dënuar me 10 vite burg.
Gjykata Italiane mësohet se e ka dënuar 47-vjeçarin me dhjetë vjet burg për akuzat “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.
Tuesday, November 8, 2011
Elbasan, kapen 27 doza drogë, arrestohen dy shpërndarësit
Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Olsi Bardhi 22 vjeç dhe Jordan Saripanidhis 20 vjeç të cilët akuzohen për trafik droge.
Materialet në ngarkim të 2 të rinjve i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.
Saturday, October 29, 2011
Elbasan, 6 të arrestuar, njëri prej tyre për tentativë vrasje
Gjatë kontrollit të ushtruar në kasollen pranë banesës ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 30 kg tel bakri.
Është arrestuar në flagrancë edhe Klaudjo Plaka 29 vjeç pasi ka kundërshtuar dhe fyer punonjësin e policisë e të rendit publik.
Në Cërrik policia tha se është bërë ndalimi i shtetasit Xh.M, 17 vjeç, person i shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim dhe me tre të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, janë autorë të vjedhjes së një automjeti tip Benz ne pronësi të B.K, banues ne Cërrik.
Policia tha se është bërë e mundur kapja e personit të shpallur në kërkim Florenc Tabaku 23 vjeç, nga Elbasani pasi akuzohet për “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.
Tabaku në bashkëpunim edhe me tre të tjerë të cilët janë kapur më parë nga policia për motive banale kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistolete shtetasin K.S.
Është bërë i mundur edhe ndalimi i Taulant Beti, 27 vjeç banues në Elbasan për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Policia tha se është kapur personi i shpallur në kërkim Orient Mehmeti, vjeç 21, banues në Cërrik pasi para një jave, ka kanosur për motive të dobëta me armë zjarri tip pistoletë, fqinjin e tij.
Thursday, October 27, 2011
Elbasan, nis nënshkrimi i peticionit kundër importit të mbeturinave
Kuvendi civil ka gjetur mbështetjen e shume qytetareve ne këtë nisme. Lideri socialist Rama ka kërkuar me herët mbajtjen e një referendumi popullor për këtë çështje. Projektligji i miratuar me votat e deputeteve te mazhorances, pak kohe me pare, nuk u dekretua nga kreu i shtetit, me argumentin se neni 49 qe lejon importin e plehrave bie ne kundërshtim me kushtetutën.
Ne fillim te javës një grup intelektualesh përfshinë edhe ish-presidentin Moisiu, krijuan aleancën kundër importit te plehrave. Kjo aleance paralajmëroi se do ti drejtohej edhe Gjykatës Kushtetuese për te penguar ligjin.
.Evazioni 3.7 milionë dollarë, arrestohet biznesmeni në Elbasan
Vaid Tarja 29-vjec, pronar i shoqërive “U&E MANAGMENT”, “ALBA-CLEAN”, dhe “SILVIO”, është personi i arrestuar.
Policia tha se biznesmeni Tarja ka përfituar ilegalisht 3.705.555 USD, pasi në shtator të vitit 2010 ka realizuar një shitje, të cilën nuk e ka deklaruar në organet tatimore.
Shuma prej 3.705.555 USD rezultoi të jetë tërhequr nga llogaritë bankare të shoqërisë “U&E Managemant” sh.p.k, kur Tarja ka qenë në detyrën e administratorit të kësaj shoqërie.
Fshehja e shitjes sipas akuzës, ka qenë e qëllimshme duke synuar në këtë mënyrë mosdeklarimin e të ardhurave dhe si rrjedhojë shmangien e detyrimeve tatimore.
Të gjithë shumën e përfituar në mënyrë të paligjshme biznesmeni Tarja ka tentuar ta investojë në biznese të ligjshme, duke krijuar dhe shoqëri të ndryshme.
Biznesmeni 29-vjecar akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimit të kompetencave”, “Fshehjes së të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe veprën penale të “Pastrimit të produkteve.
Monday, October 17, 2011
muzeu etnografik i Elbasanit
Në qendër të qytetit të Elbasanit, shumë pranë Rrapit të Bezistanit, ndodhet një shtëpi karakteristike, e cila në vitin 1986 u kthye në Muze Etnografik.
Shtëpia e Sejdinëve, siç njihet, iu dhurua shtetyit nga familja.
"Në planin kompozicional dhe në përgjithësi në konceptimin e saj funksionalo -arkitektonik, kjo banesë u ngjan shumë banesave me çardak që ndodhen në Berat e Shkodër," thotë drejtori i Muzeut Etnografik Kreshnik Belegu.
Ndërtesa përbëhet nga dy kate, kati i parë ka qenë përdorur si magazinë ku futeshin prodhimet bujqësore, si edhe ka disa ambjente muzeale, koridorin, dhomën e leshrave, dhomën e metaleve, si dhe dhoma e tabakëve. Kati i dytë ka qenë përdorur si vendbanimi dhe përbëhet nga koridori i madh, dhoma e punës së vajzave, dhoma e grave, dhoma e burrave, si dhe dhoma e nuses. Banesa është restauruar nga Insituti i Monumenteve të Kulturës në vitin 1983 - 1985, dhe në vitin 1986 ambjentet e shtëpisë u përshtatën duke u kthyer në muze etnografik.
"Muzeu përmban kuadrin historik, zejtarinë, me rreth 80 lloje zejesh, veshjet , tipin e banesës qytetare karakteristike elbasanase" thotë Belegu.
Ai shton se "në muze ruhen me fanatizëm prodhimet artizanale të bëra nga qytetarë të ndryshëm elbasanas, si edhe një sërë dokumentash të cilat flasin për historinë e qytetit të Elbasanit".
Nuk mungojnë kostumet e burrave të cilat i gjen të varura në dhomën e burrave. Belegu deklaron se "kostumet e burrave dhe grave të punuara nga rrobaqepësit e talentuar elbasanas, shquheshin për stilin e veçantë shqiptar, si një mozaik i pasur veshjesh që pasqyronin tiparet e krahinës etnografike".
Për të mos harruar mjeshtërinë e terzinjve ku shquhen për punimin e jelekëve, xhamadanëve, xhybeve, dollomaneve etj.
Të gjitha këto të bëra me copa të kushtueshme, zbukuruar me motive vendase të thurur me gajtane e tel argjendi, ose ari.
Veglat e punës të këtyre kostumeve ishin gërshëra, gjilpëra, kuti, hekuri me zjarr etj.
Sipas Belegut, "kostumet e burrave e të grave dalloheshin për bukurinë dhe elegancën e çmoheshin shumë nga të huajt. Një dolloman apo xhybe e kategorisë së parë e punuar me copë kadife të kuqe të importuar që përdorej nga aristokracia e lartë arrinte një shumë të madhe".
Në muze gjen punime të metalpunuesve, artizanëve, dru punuesve, armëtarëve, leshpunuesve, guri i varrit të Mark Sabidit, i cili vërteton vendodhjen e qytetit të Elbasanit, ruhet në Muzeun Etnografik edhe në ditët tona.Gjithashtu në muze ndodhet edhe dokumenti më i vjetër arkeologjik basorelievi i skalitur në gur, stela me figurën e nuses ilire, si edhe vegja e tezgjahu që përdoreshin nga gratë të cilat endin pëlhura dhe qilima, etj.
Muzeun Etnografik të qytetit të Elbasanit, i cili mbart brenda një pasuri të vyer të historisë së qytetit e vizitojnë çdo vit me qindra të huaj.
parku rinia Elbasan
pNe ditet e fundit te javes qytetaret e Elbasanit shfrytezojne ambjentet te ndryshme te pushimit ne kete qytet ku me i preferuari mbetet parku Rinia me gjithe problematikat qe kap
pQytetaret kalojne nje pjese te kohes se lire ne kete park ku gjejne qetesine ajrin e paster dhe gjelberimin ccedillodhes por edhe lojera te ndryshme zbavitese per te gjitha grupmoshat
Saturday, October 1, 2011
30 pikat qe do tu pergjigjen banoret e 'SHQIPERISE' tek formularet e 'Regjistrimit te Popullsise'
Formulari i regjistrimit të popullsisë dhe banesave
Udhëzues për plotësimin e formularit
Regjistrimi i popullsisë dhe banesave
Ky udhëzues do t’ju ndihmojë ju për të plotësuar formularin që ju është dërguar me postë. Është e
rëndësishme që ju të plotësoni dhe të na dorëzoni mbrapsht formularin në gjuhën norvegjeze, dhe jo
këtë udhëzues. Pyetjet dhe alternativat për përgjigje janë të përkthyera në udhëzues në të njëjtën
radhë dhe vendosje si në formularin në gjuhën norvegjeze që ju është dërguar me postë.
Ligji mbi statistikën shtetërore i jep të drejtë Byrosë Qëndrore të Statistikave që të kërkojë përgjigje në rastin e kërkimeve shkencore që kanë rëndësi të veçantë shoqërore. Regjistrimi i popullsisë dhe
banesave është kaq i rëndësishëm saqë të gjithë ata që kanë marrë formularin janë të detyruar të
përgjigjen.
JU LUTEMI BANORE TE QYTETIT TE ELBASANIT BASHKEPUNONI ME REGJISTRUESIT NE ZONEN QE U ESHTE CAKTUAR PER TA BERE ME TE LEHTE KETE PROCES !!!
FALEMINDERIT PER MIRKUPTIMIN !!!
Grabiti varësen e floririt, arrestohet 55-vjeçari (Elbasan, 1 tetor 10 , 2011)
Wednesday, September 28, 2011
Tiranë – Elbasan, nis puna për procesin e shpronësimeve (28 shtator 2011)
Tuesday, September 27, 2011
Sherr me dru dhe gurë, ndalohen dy persona. (27 Shtator 2011)
THE 'X' FACTOR
TE gjithe te interesuarit mund te paraqiten tek pallati i sportit te qytetit te elbasanit per te marre pjese ne kete reality show !!!
THE 'X' FACTOR JU MIKPRET
Sunday, September 25, 2011
'SHKRIRJA E NENDETSEVE'
Mjetet lundruese, krenaria e Shqipërisë gjatë luftës së ftohtë erdhën në Shqipëri në bazë të marrëveshjeve të traktatit të Varshavës dhe për to kishte propozime për t’i kthyer në një muze.
Baza ushtarake shqiptaro-ruse në vitet 50 kishte gjithsej 8 nëndetëse, katër nga të cilat u larguan kur Shqipëria doli nga aleanca ushtarake e vendeve komuniste.
Nëndetëset ishin operative për shumë vjet, për të mbetur të palëvizura pas vitit 1997 kur u dëmtuan shumë rëndë dhe ishin gati të mbyteshin.
Ato u ankoruan në një cep të bazës ushtarake të Pashalimanit për të mos lëvizur deri ditët e fundit kur u sharruan dhe transportuan me autokolona kamionesh për në Elbasan.
Në maj të vitit 2010 u njoftua tenderi për shitjen e tyre me një vlerë prej 34.3 milionë lekë pa tvsh dhe vetëm ditët e fundit përfundoi operacioni për nxjerrjen e tyre nga uji, prerjen dhe transportimin për në metalurgji.
Vlera në treg e çelikut të zakonshëm sepse alumini e bakri janë më të shtrenjta, është 78 milionë lekë.
Dhjetra kamione të ngarkuar rëndë kanë kaluar për ditë të tëra mes përmes qytetit të Vlorës dhe të premten me 23 shtator është transportuar edhe pjesa e fundit e nëndetëseve.
Mjete të rënda dhe impiante për prerjen e mjeteve lundruese me oksigjen janë ende në bazën e Pashalimanit ku janë marrë dhe transportuar edhe shumë pjesë të mbetura të silurave, bombave detare, armëve të rënda luftarake të dala jashtë përdorimit dhe mjete të vogla lundruese.
Nëndetëset që u shkatërruan janë 650 tonë secila dhe përbëhen nga çeliku dhe bakri.
Nëndetëset që u shkatërruan janë “Tufani”, me numër 332, “Vetëtima” me numër 334 dhe “Rrufeja”. Nëndetësja 105 aq shumë e njohur për përdorimin e saj nga propaganda komuniste, është lënë që të mos shkatërrohet.
Këto nëndetëse u shkatërruan dhe po shkrihen në furrënaltat e Elbasanit njësoj si Azotiku i Fierit apo TEC-i i Maliqit e shumë ndërmarrje të vjetra të dala jashtë funksionit.
Tuesday, September 13, 2011
SHKARKIMI I MESUESVE NGA PUNA :
Thursday, August 11, 2011
REAL SCAMPIS
Thursday, August 4, 2011
Mësohet se flakët kanë shpërthyer rreth orës 16:00 në një prej dhomave të hotelit, godina e të cilit ndodhet pranë teatrit ‘Skampa’ të qytetit. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, por bëhet e ditur se në hotel po kryeshin punime.
Dëshmitarë pohojnë se flakët menjëherë janë përhapur në godinën ngjitur që është e teatrit “Skampa” duke djegur fillimisht një pjesë të mirë të godinës, skenën e famshme të teatrit, dhe me pas gjithe ndertesen.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar fillimisht tre mjete zjarrëfikëse, të cilët janë përpjekur të shuajnë flakët e zjarrit, por duke parë që godina ishte e përfshirë tërësisht, në ndihmë të zjarrëfikësve të Elbasanit kanë ardhur edhe katër mjete të tjera nga Peqini, Gramshi dhe Librazhdi.
Për të shuar zjarrin në teatrin “ Skampa” i cili ndodhet në qendër të qytetit, kanë ndihmuar edhe shumë të rinj, qytetarë, si edhe vetë stafi i teatrit, mes tyre edhe aktorët.
Në vendgjarje shkoi Prefekti si dhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit. Kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini ka akuzuar forcat e zjarrfikëseve se kanë ndërhyrë me vonesë. Sipas Sejdinit nëse ndërhyrja do të ishte bërë me kohë, zjarri nuk do ishte përhapur në teatër.
Edhe prefekti i qarkut, Shefqet Deliallisi, tha se “është e vërtetë që është parë një dobësi nga ana e ekipit të zjarrëfikëses, por kjo ka ardhur për pasojë se këto të fundit në momentin që ka rënë zjarr në teatër kanë qenë duke shuar një zjarr në Kodër Krastë, ku kishin marrë flakë disa pisha”.
Gjithsesi, sipas Deliallisit, “djegia e Teatrit “ Skampa” është një dëm shumë i konsiderueshëm për qytetin e Elbasanit, sepse teatri ishte një monument i rëndësishëm kulture, gjithesesi janë ekspertët ato të cilët do të thonë fjalën e tyre, pasi dëmet mund të jenë të riparueshme”.
Fatmirësisht zjarri i rënë në Teatrin “ Skampa” të qytetit të Elbasanit nuk shkaktoi dëme në njerëz.
Nga ana e tij kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini, ka deklaruar për mediat se “prej 5 vitesh institucioni që ai drejton e ka siguruar Teatrin, dhe ka marrë miratimin e shoqërisë “ Sigal” për të rindërtuar sërisht atë”.
Rreth një vit më parë në teatrin “ Skampa” Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve akordoi një fond për instalimin e sistemit të ngrohjes dhe ftohjes, një investim prej 300 milionë lekësh.
Teatri “ Skampa” në qytetin e Elbasanit është ndërtuar në vitin 1932 dhe në vitin 1962 ai do të kthehet në një teatër aktiv, me një kapacitet prej 292 vendesh. Akustika e këtij teatri është nga më të mirat në Shqipëri.
Thursday, July 28, 2011
Vetëvarja e 20-vjeçares në Elbasan, pas akuzave për atësinë e fëmijës
Vetëvarja e 20-vjeçares në Elbasan, pas akuzave për atësinë e fëmijës
Dyshohet se viktima është akuzuar për nderin e saj pasi ka lindur fëmijën ndërkohë që bashkëshorti ndodhej prej vitesh në Greqi.
Policia ka thënë se nëna 20-vjeçare e një fëmije të lindur pak ditë më parë ka varur veten. Ajo e kreu këtë akt pak ditë pas lindjes së fëmijës në fshatin Shënavlash të Elbasanit. Trupi i 20-vjeçares është gjetur nga familjarët e bashkëshortit të saj në një magazinë pranë shtëpisë.
Pas marrjes në pyetje të fqinjëve dhe të afërmve policia bën të ditur se shkaku i ngjarjes ka qenë depresioni që ka kaluar S.Bitri menjëherë pas lindjes.
Ndërsa po hetohet edhe pista e mundshme e konfliktit të viktimës dhe familjarëve të bashëkshortit të saj, që prej vitesh ndodhej emigrant në Greqi, për atësinë e dyshuar të foshnjës.
Wednesday, July 27, 2011
by ELBER SHPK
Friday, July 15, 2011
Saturday, July 9, 2011
maratona 2011 :-)
Friday, July 8, 2011
Elbasan , vdes 6 vjecarja nga pickimi i gjarprit.
Thursday, July 7, 2011
Protesta e taksisteve.
Drejtuesit e mjeteve kanë kërkuar vendosjen e menjëhershme të tabelave të vendqëndrimit të tyre si dhe ndalimin e aktivitetit të taksive të komunave dhe bashkive të tjera brenda territorit që ata mbulojnë.
“Organizojmë këtë protestë për të kërkuar gjënë më elementare, te drejtën tonë, atë që na ka dhënë ligji, atë që na ka dhënë shteti, atë që na ka dhënë bashkia.Të gjithë drejtuesit e mjeteve taksi kanë deklaruar se janë pagues të rregullt të të gjitha taksave që rrjedhin nga dispozitat ligjore në fuqi madje në mungesë të tregut të punës nga konkurenca e pandershme, jo pak prej tyre janë detyruar të marrin kredi apo lekë borxh për të përmbushur detyrimet fiskale.
Protestuesit kanë vënë një afat ligjor pesëditor për përmbushjen e kërkesave të tyre në të kundërt do të ketë përshkallëzim të protestës.
Wednesday, July 6, 2011
Elbasani në fokus
Rrapi I Bezistanit
Ndodhet në qendër të qytetit. Emërtimi I tij lidhet me tregun e mbyyllur, I quajtur bezistan, bërthamë e rëndësishme tregtare, ndërtuar në shek.XVII, që përfishnte një numër të konsiderueshëm dyqanesh.
Historikisht ka shërbyer si pikë referimi për ngjarjet historike, arsimore e kulturore të Elbasanit.
Të gjitha këto janë pasqyrë e së kaluarës së tyre historike-shoqërore dhe thelbi I ndërgjegjes qytetare për të sotmen dhe të ardhmen e zhvillimit, në hapsirën kombëtare.
Add caption |