Momumentet e kulturës janë të gjitha objektet që përmbajnë vlera historike, kulturore, artistike e natyrore. Karakteristikat që I cilësojnë këto objekte si monumente kulture dhe I dallojnë nga të tjerët. Elbasani nje vend te cilit kurrsesi nuk mund ti mungoshin keto monumente.
Rrapi I Bezistanit
Ndodhet në qendër të qytetit. Emërtimi I tij lidhet me tregun e mbyyllur, I quajtur bezistan, bërthamë e rëndësishme tregtare, ndërtuar në shek.XVII, që përfishnte një numër të konsiderueshëm dyqanesh.
Historikisht ka shërbyer si pikë referimi për ngjarjet historike, arsimore e kulturore të Elbasanit.
Të gjitha këto janë pasqyrë e së kaluarës së tyre historike-shoqërore dhe thelbi I ndërgjegjes qytetare për të sotmen dhe të ardhmen e zhvillimit, në hapsirën kombëtare.
Monumenti I Konstandin Kristoforidhit
Kjo është një vepër e rëndësishme e skulpturës monumentale shqiptare e ngritur pas v.1960, punuar nga skulptorët Kristaq Rama dhe Mumtaz Dhrami, e përuruar më 24 nëntor 1962, në lulishten me të njëjtin emër, në krah të shëtitores kryesore të qytetit, ku krijon një kompleks unik me torrën lindore të kalasë dhe godinën e teatrit Skampa në kryqëzim me rrugën e Universitetit. Kjo hapsirë është me një pamje prezantuese për qytetin e Elbasanit.
Figura është e kompozuar ulur dhe është vendosur mbi një
kub të thishtë dhe të veshur me mermer të bardhë e me sfond të rrethuar nga pishat. Monumenti i është kushtuar babait të gjuhës shqipe që I parapriu kërkesave të popullit shqiptar për dije, liri dhe mëvetësi kombëtare. Kostandin Kristoforidhi është ulur , me librin e abetares përpara mbështetur mbi gjunjë, ndërsa shikimin e tret larg në përfytyrimin e historisë që do të rrjedhë më pas, mbi kombin shqiptar. Eshtë realizuar me stil realist-dekorativ në modelimin e sipërfaqeve të figurës,me plastike te qete.
Monumenti i Aqif Pashë Bicakut
Është një nga krijimet më të rëndësishme të skulpturës momumentale në Elbasan, ngritur pas v. 1990,
vepër e skulptorit Bujar Kapllani e realizuar në bronz me lartësi 2.9 metra dhe e vendosur mbi një
platformë dhe bazament 2.7 metra të lartë. Kjo vepër komunikon me mjedisin nëpërmjet një gjuhe të
thjeshtë, që buron nga konceptimi unik I skulpturës, bazamentit dhe sheshit. Bazamenti eshte një
platformë me dy hyrje kalimi të shkallëzuara në pjesën e pasme të cilat happen ne një udhë të madhe
në pjesën ballore të monumentit, në mes të së cilës ngrihet një bllok masiv me sipërfaqe që ngjason me
lëvizjet spirale të flamurit. Mbi këtë bazament ngrihet figura në bronz e patriotit me sfond hapësirën e
degëve të rrapit dhe muret e kalasë. Figura e patriotit elbasanas ka dorën e majtë si kube mbi kraharor,
aty ku rreh zemra dhe gishtin drejtues me drejtim nga flamuri kombëtar, i cili është në krahun e djathtë
të shtatores ngritur nbi një shtizë natyrale. Kjo përforcon idenë se figura është e mbështetur në shtizën
e flamurit .
Monumenti i Isuf Myzyrit
Figurë skulpturale në lulishten pranë sheshit “ I Maji”, në qytetin e Elbasanit, e përuruar më 14 mars
2002 me rastin e 121 vjetorit të lindjes së Isuf Myzyrit. Është vepër e skulptorit nga Tirana Artan
Peqini. Figura qëndron e vendosur nbi një kub të thjeshtë të veshur me mermer gri Brenda një përcele
|
Add caption |
me lule, midis trotuarit përballë kryqëzimit të rrugëve. Në sfond të figurës ndodhen godinat e
institucioneve qendrore-administrative të qytetit. Skulptura i kushtohet kënkëtarit popullor, qytetarit të
nderuar të qytetit, artistit të popullit Isuf Myzuri, I cili krijoi një fond të gjerë të këngës qytetare
elbasanase të shek. XX, me vargje dhe melodi të krijuara nga ai vetë dhe të mbështetura në motivet e
jetës së përditshme të kohës që jetoi. Figura e bronztë është paraqitur me violinë në dorë dhe poshtë
faqes së majtë duke u përulur përballë publikut që e duartroket. Kjo skulpturë e realizuar në bronz ka
madhësinë natyrale me përmasat e njeriut.