NE DATE 12 /08 / 2011
ora 20 : 30 REAL
SCAMPIS ORGANIZON
KONCERT LIVE ME
KENGETARET
MAQEDONAS SONJA
DHE
BLLADO.NJE SHFAQJE KJO PER TE MOS U
HUMBUR.TE GJITHE TE INTERESUARIT TE
PRENOTOJNE NE NR E TEL:0693018656
OSE 054 / 240162.
Reklama
"Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim".
Search This Blog
Page List
Thursday, August 11, 2011
Thursday, August 4, 2011
ELBASAN-Një zjarr i rënë sot pasdite ne një hotel në Elbasan ka shkatërruar dhe djegur totalisht teatrin e mirenjohur, ‘Skampa” të qytetit.
Mësohet se flakët kanë shpërthyer rreth orës 16:00 në një prej dhomave të hotelit, godina e të cilit ndodhet pranë teatrit ‘Skampa’ të qytetit. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, por bëhet e ditur se në hotel po kryeshin punime.
Dëshmitarë pohojnë se flakët menjëherë janë përhapur në godinën ngjitur që është e teatrit “Skampa” duke djegur fillimisht një pjesë të mirë të godinës, skenën e famshme të teatrit, dhe me pas gjithe ndertesen.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar fillimisht tre mjete zjarrëfikëse, të cilët janë përpjekur të shuajnë flakët e zjarrit, por duke parë që godina ishte e përfshirë tërësisht, në ndihmë të zjarrëfikësve të Elbasanit kanë ardhur edhe katër mjete të tjera nga Peqini, Gramshi dhe Librazhdi.
Për të shuar zjarrin në teatrin “ Skampa” i cili ndodhet në qendër të qytetit, kanë ndihmuar edhe shumë të rinj, qytetarë, si edhe vetë stafi i teatrit, mes tyre edhe aktorët.
Në vendgjarje shkoi Prefekti si dhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit. Kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini ka akuzuar forcat e zjarrfikëseve se kanë ndërhyrë me vonesë. Sipas Sejdinit nëse ndërhyrja do të ishte bërë me kohë, zjarri nuk do ishte përhapur në teatër.
Edhe prefekti i qarkut, Shefqet Deliallisi, tha se “është e vërtetë që është parë një dobësi nga ana e ekipit të zjarrëfikëses, por kjo ka ardhur për pasojë se këto të fundit në momentin që ka rënë zjarr në teatër kanë qenë duke shuar një zjarr në Kodër Krastë, ku kishin marrë flakë disa pisha”.
Gjithsesi, sipas Deliallisit, “djegia e Teatrit “ Skampa” është një dëm shumë i konsiderueshëm për qytetin e Elbasanit, sepse teatri ishte një monument i rëndësishëm kulture, gjithesesi janë ekspertët ato të cilët do të thonë fjalën e tyre, pasi dëmet mund të jenë të riparueshme”.
Fatmirësisht zjarri i rënë në Teatrin “ Skampa” të qytetit të Elbasanit nuk shkaktoi dëme në njerëz.
Nga ana e tij kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini, ka deklaruar për mediat se “prej 5 vitesh institucioni që ai drejton e ka siguruar Teatrin, dhe ka marrë miratimin e shoqërisë “ Sigal” për të rindërtuar sërisht atë”.
Rreth një vit më parë në teatrin “ Skampa” Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve akordoi një fond për instalimin e sistemit të ngrohjes dhe ftohjes, një investim prej 300 milionë lekësh.
Teatri “ Skampa” në qytetin e Elbasanit është ndërtuar në vitin 1932 dhe në vitin 1962 ai do të kthehet në një teatër aktiv, me një kapacitet prej 292 vendesh. Akustika e këtij teatri është nga më të mirat në Shqipëri.

Subscribe to:
Posts (Atom)