Reklama

"Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim".

Search This Blog

Wednesday, September 28, 2011

Tiranë – Elbasan, nis puna për procesin e shpronësimeve (28 shtator 2011)

Në prefekturën e Elbasanit është zhvilluar nje takim përsa u përket shpronësimeve të banorëve që preken nga projekti i rrugës Elbasan-Tiranë. Të pranishëm në këtë takim kanë qenë kryetarët e dy komunave nga ku kalon rruga, komunës Gracen dhe Bradashesh, specialist të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, drejtues të ALUIZNI-t dhe Hipotekës në Elbasan. Sipas prefektit të Elbasanit, Shefqet Deliallisi, qeveria ka planifikuar fondet për këtë qëllim dhe shumë shpejt pritet shpronësimi i banorëve. Prefekti ka kërkuar përshpejtimin e procedurave nga njësitë vendore, drejtoritë dhe institucionet në mënyrë që procesi për identifikimin e të shpronësuarve t’i paraprijë ndërtimit të rrugës. Specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ministrisë së Transporteve janë shprehur se gjithçka është gati dhe se mbetet paraqitja e dokumentacionit nga banorët në mënyrë që të fillojë menjëherë procesi i shpronësimeve. Kryetari i komunës Bradashesh, Sabri Sallaku, është shprehur se komuna do të ndihmojë banorët që të përgatisin në kohë dokumentacionin. Ai ka kërkuar lehtësimin e procedurave në interes të banorëve Nga ndërtimi i rrugës Elbasan-Tiranë do të shpronësohen 24 familje në Gracen e Bradashesh. Shpronësimet përfshijnë shtëpi banimi e objekte të ndryshme si dhe tokë bujqësore. Për banesat në proces privatizimi është kërkuar përshpejtimi i procedurave.

Tuesday, September 27, 2011

Sherr me dru dhe gurë, ndalohen dy persona. (27 Shtator 2011)

Dy persona janë ndaluar nga policia pasi akuzohen për plagosje. Në incidente të veçanta Y.Çullhaj, 33 vjeç, banues në fshatin Valësh komuna Gjinar Elbasa dhe Flamur Pisha, 27 vjeç, banues në fshatin Shirgjan Komuna Shirgjan Elbasan kanë goditur me sende të forta personat me të cilit ishin konfliktuar. Ndaj Y.Çullhaj, ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Ai akuzohet se gjatë nje konflikti në fshatin Gjinar të Elbasanit ka goditur me sende të forta shtetasin A.P, 45 vjeç, banues në fshatin Valësh. Ndërkohë që po dje policia Elbasanit ka arrestuar 27-vjecarin Flamur Pisha për plagosje me mjete të fora në datën 20 shtator. Pas nje  sherri në fshatin Mollas me 17-vjeçarin me inicialet R.P. Pisha e ka goditur atë më sende të forta

THE 'X' FACTOR

Edicioni me i ri qe do te nise se shpejti transmetimin e tij ne tv 'KLAN' sot ka zbarkuar ne elbasan per te filluar ketu kete faze te pare te kualifikimit te personave qe duan te kercejne kendojne apo shprehin nje talent te vecante !!! 
TE gjithe te interesuarit mund te paraqiten tek pallati i sportit te qytetit te elbasanit per te marre pjese ne kete reality show !!!                                                  


                                                                                      



                                                                                                  THE 'X' FACTOR JU MIKPRET

Sunday, September 25, 2011

'SHKRIRJA E NENDETSEVE'

http://www.youtube.com/watch?v=f1-Ady2c4CA&feature=player_embedded


Pamjet e nëndetëseve shqiptare në bazën ushtarake të Pashalimanit të cilat nuk do të mund t’i shohim. Të premten e kaluar janë transportuar për në furrat e shkrirjes në Elbasan copat e fundit të tre nëndetëseve shqiptare, nga katër gjithsej që qendronin në bazën ushtarake të Pashalimanit.

Mjetet lundruese, krenaria e Shqipërisë gjatë luftës së ftohtë erdhën në Shqipëri në bazë të marrëveshjeve të traktatit të Varshavës dhe për to kishte propozime për t’i kthyer në një muze.
Baza ushtarake shqiptaro-ruse në vitet 50 kishte gjithsej 8 nëndetëse, katër nga të cilat u larguan kur Shqipëria doli nga aleanca ushtarake e vendeve komuniste.
Nëndetëset ishin operative për shumë vjet, për të mbetur të palëvizura pas vitit 1997 kur u dëmtuan shumë rëndë dhe ishin gati të mbyteshin.
Ato u ankoruan në një cep të bazës ushtarake të Pashalimanit për të mos lëvizur deri ditët e fundit kur u sharruan dhe transportuan me autokolona kamionesh për në Elbasan.
Në maj të vitit 2010 u njoftua tenderi për shitjen e tyre me një vlerë prej 34.3 milionë lekë pa tvsh dhe vetëm ditët e fundit përfundoi operacioni për nxjerrjen e tyre nga uji, prerjen dhe transportimin për në metalurgji.
Vlera në treg e çelikut të zakonshëm sepse alumini e bakri janë më të shtrenjta, është 78 milionë lekë.
Dhjetra kamione të ngarkuar rëndë kanë kaluar për ditë të tëra mes përmes qytetit të Vlorës dhe të premten me 23 shtator është transportuar edhe pjesa e fundit e nëndetëseve.
Mjete të rënda dhe impiante për prerjen e mjeteve lundruese me oksigjen janë ende në bazën e Pashalimanit ku janë marrë dhe transportuar edhe shumë pjesë të mbetura të silurave, bombave detare, armëve të rënda luftarake të dala jashtë përdorimit dhe mjete të vogla lundruese.
Nëndetëset që u shkatërruan janë 650 tonë secila dhe përbëhen nga çeliku dhe bakri.
Nëndetëset që u shkatërruan janë “Tufani”, me numër 332, “Vetëtima” me numër 334 dhe “Rrufeja”. Nëndetësja 105 aq shumë e njohur për përdorimin e saj nga propaganda komuniste, është lënë që të mos shkatërrohet.

Këto nëndetëse u shkatërruan dhe po shkrihen në furrënaltat e Elbasanit njësoj si Azotiku i Fierit apo TEC-i i Maliqit e shumë ndërmarrje të vjetra të dala jashtë funksionit.

Tuesday, September 13, 2011

SHKARKIMI I MESUESVE NGA PUNA :

Shume prej mesuesve te shkollave te 'mesme' dhe gjithashtu te shkollave '9-vjecare' te cilet jane te simpatizante te 'Partise Socjaliste' jane shkarkuar nga puna duke i derguar ato ne shkolla nga me te ndryshme te qytetit por edhe ne fshatra .Shume prej ketyre mesuesve jane ankuar per kete gje te padrejte, por shumica e tyre eshte 'mosperfillur' nga 'Drejtori i Drejtorise se Pergjithshme Elbasan' !!!