Reklama

"Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim".

Search This Blog

Tuesday, November 29, 2011

FESTAT E CLIRIMIT !!!

Garnicioni ushtarak i qytetit te Elbasanit nuk na ka nderuar sot me date 29.11.2011 ne 99 vjetorin e Clirimit te Shqiperise sepse jane te detyruar ti binden urdherave te 'zotit kryeminister' ...Por gjithsesi ky pervjetor eshte kryer per se mbari  sot tek 'Varrezat e Deshmoreve' ne oren 11:00

Tuesday, November 22, 2011


Elbasan, lind qingji me 6 këmbë

 
ELBASAN-Një dele ka lindur dy qëngja binjakë, njëri prej të cilëve me gjymtyrë dhe organe të dubluara, në një fshat të Sulovës në rrethin e Elbasanit . Bëhet fjalë për binjakun mashkull, i cili ka lindur me gjashtë këmbë dy prej të cilave të ngjitura ndërsa organet e tjera të dyzyara. Një nga pjestarët e familjes Gorica, ku ka lindur qingji , i cili merret me mirëmbajtjen e blegtorisë tha se kjo nuk kishte ndodhur kurre me pare në zonën e tij por siç cilësoi ai, “e gjitha lidhej me rendimentin e pjelloshmërisë së deles e cila lind binjakë dhe sasisë së qumështit qe prodhon” (3litra qumësht në ditë). Nuk është hera e parë që ndodhin këto çudi në trevën e Elbasanit. Në vitin 2002 në familjen e Demir Sherlit me banim ne Rrase të qytezes se Belshit, nga veza e pulës u lind një zog me katër këmbë.

Saturday, November 19, 2011


Tiranë, arrestohet vrasësi i kamarieres 29-vjeçare në Elbasan


 
Arrestohet nga policia e Tiranës personi i shpallur në kërkim për vrasjen e kamarieres 29-vjeçare në Elbasan.
Shtetasi Mirjan Dedja, 29 vjeç, u arrestua ditën e sotme nga policia e komisariatit nr.1. ai ishte shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit pasi gjykata e këtij qyteti në mungesë kishte vendosur masën e arrestit duke e shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shtetasja Agniesa Thomai, 23 vjeçe u vra rreth tri javë më parë ndërsa policia filloi hetimet për ngjarjen.

Thursday, November 17, 2011


Vrasja e “ushtarëve” të Tan Kateshit në 1997, dy zhvarrime në Elbasan


Prokuroria e Elbasanit ka rihapur hetimet për një çështje të bujshme në këtë qytet që i përket vitit 1997.
Pesë persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të Kastriot Dervishit, që sipas burimeve të së njëjtës prokurori ishte pjestar i bandes së Tan Kateshit, duke e lënë Dervishin të plagosur rëndë dhe duke vrarë dy të rinj që ndodheshin me të.
Ekspertë të mjekësisë ligjore dhe të kriminalistikës, ishin të pranishëm në zhvarrosjen e eshtrave të Arben Shkodranit dhe shokut të tij, Alfier Sadushi.
Shkak i zhvarrosjes, sipas prokurorisë, është kryerja e një ekspertimi per te verifikuar dhe dale ne konkluzione shkencore per arsyet e vdekjes se dy te rinjve.
Burime prane prokurorise thone, se duke qene se dy viktimave, pas vrasjes, per shkak te situates kaotike te asaj kohe nuk u eshte bere autopsia, u kerkua zhvarrosja per te kerkuar me shume elemente lidhur me kete krim.
Prokuroria deklaron jo zyrtarisht, se jane marre nje varg deshmish nga qytetare te cilet jane ndodhur ne lagjen “Vullnetari”, diten e krimit dhe eshte vertetuar se shenjestra e kesaj pusie ne fakt ka qene Kastriot Dervishi.
Sipas deshmive, vrasesit i kane kerkuar Arbenit dhe Alfirit te largohen, se kishin pune me Dervishin e duke qene se te dyja viktimat ndodheshin ne sediljet e para te nje makine “Opel”, pas nje debati autoret kane qelluar ne drejtim te te treve.
Prokuroria deklaron se per kete ngjarje, Kastriot Dervishi, qe vuan denimin me 23 vjet heqje lirie ne burgun e sigurise se larte të Peqinit per nje ngjarje tjeter, nuk ka dhene asnje deshmi apo deklarate per priten ku vete ai mbeti i plagosur rende.
Per kete ngjarje, prokuroria deklaron se jane shpallur ne kerkim nderkombetar dy shtetas, ndersa tre te dyshuarit e tjere jane vrare pergjate viteve

Sunday, November 13, 2011


Aksident në Elbasan-Qafë-Krrabë, plagosen tre anëtarë të një familje

Tre anëtarë të një familje u plagosën sot në një aksident në aksin rrugor Elbasan-Qafë Krrabë shumë pranë kilometrit 29.
Burime të Policisë rrugore nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se “një mjet tip Volsvagen me targa belge 342 RSK ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka rënë rreth 10 metra në humnerë”.
Tre të aksidentuarit në mjet dy prindërit dhe djali i tyre, janë transportuar menjëherë në spitalin Ushtarak të Tiranës, ku mësohet se janë në gjendje të rëndë për jetën.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ende nuk ka identifikuar tre të aksidentuarit, ndërsa mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara i drejtuesit të mjetit.

Thursday, November 10, 2011

Sa vjen edhe me i veshtire po behet studimi ne mbremje!!!

Kompania CEZ mesa duket eshte duke u tallur me te gjithe konsumatoret shqiptare. Rryma elektrike qe kalon neper rrjetet elektrike eshte gjithnje e me e dobet,duke shkaktuar keshtu demtim te pajisjeve elektroshtepiake dhe je vetem,po na shkaterrohen syte.Ne nuk mund te lexojme me kte rryme kaq te dobet... Mendohej se do kishte ndonje difekt i cili do te riparohej sa me shpejt nga kjo kompani,por tashme ka kaluar vera,ka ardhur dimri dhe kjo gje po ndihet me shume. Duke qene se qytetaret e Elbasanit jane edhe konsumatoret me te rregullt,besoj nuk e meritojne te ndodhe kjo gje. ...

Elbasan, arrestohet i dënuari me 10 vjet burg për trafik droge në Itali

Policia e Elbasanit arrestoi sot një person të kërkuar për trafik droge i dënuar me dhjetë vjet burg për këtë vepër penale.
Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të policisë që thanë se shtetasi Kastriot Hakani, 47 vjeç ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi ishte shpallur në kërkim nga gjykata italiane e cila e kishte dënuar me 10 vite burg.
Gjykata Italiane mësohet se e ka dënuar 47-vjeçarin me dhjetë vjet burg për akuzat “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.

Tuesday, November 8, 2011

Elbasan, kapen 27 doza drogë, arrestohen dy shpërndarësit

Policia e Elbasanit sekuestroi 27 doza heroinë gjatë operacionit të koduar me emrin “Emigranti”. Gjatë bllokimit të drogës mësohet se është bërë edhe arrestimi i 2 të rinjve.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Olsi Bardhi 22 vjeç dhe Jordan Saripanidhis 20 vjeç të cilët akuzohen për trafik droge.
Materialet në ngarkim të 2 të rinjve i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.