Reklama

"Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim".

Search This Blog

Friday, December 30, 2011

Elbasan, vrasje në qendër të qytetit

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur qytetin e Elbasanit mbrëmjen e së premtes.

40-vjeçari Ilir Rexhepi është qëlluar me pistoletë gjatë momentit që ka qenë duke hipur në automjetin e tij, i parkuar anës rrugës, në qendër të qytetit, pranë lagjes “Vullnetari”.

Burime nga policia bëjnë me dije se ende nuk janë identifikuar personat që kanë qëlluar mbi viktimën, por deri më tani është bërë i mundur shoqërimi i 15 personave në Komisariatin e Policisë. 
Dyshohet se personat, ende të paidentifikuar, e kanë ndjekur viktimën 


dhe pasi Rexhepi ka dalë nga një lokal, një breshëri plumbash u derdh në drejtim te tij. Mësohet se autorët janë larguar me një mjet në drejtim të paditur dhe se policia është vënë në ndjekje të tyre.  


Ndonëse 40-vjeçari është transportuar urgjentisht për në spitalin Kirurgjik të Elbasanit, pas ndërhyrjes ai ka gjetur vdekjen. 

Viktima ishte presidenti i një shoqërie të Policisë private në qytet dhe njëkohësisht është vëllai i ish-policit të vrarë dy vjet më parë Roland Rexhepi, i njohur ndryshe si Doda. 

Gjyqi i Dodës ende nuk ka përfunduar, ndonëse ka ndodhur që në 22 Korrik të 2009. Praprakisht, dyshohet se pista e vrasjes ka qenë për hakmarrje, por zyrtarisht ende nuk është konfirmuar asgjë. 

Wednesday, December 28, 2011

Vetëaksidentohet 67 vjeçari, rëndë për jetën

ELBASAN- Një 67 vjeçar është vetëaksidentuar mesditën e sotme teksa qarkullonte me një motoçikletë tikp "Jamaha", pa targa. 

Mësohet se shtetasi S. Skopeci, me banim në fshatin Rrashtan të Prrenjasit, në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, në vëndin e quajtur Prrenjas-fshat, ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me murin anësor të rrugës. 

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motocikletës, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin e Librazhdit, por duke qënë se kishte dëmtime serioze, u dërgua në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku aktualisht ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. 

Elbasan, dështon miratimi i buxhetit 2012

Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka refuzuar miratimin e buxhetit të 2012. E gjithë mbledhja është shoqëruar me debate të ashpra mes anëtarëve të djathtë që janë në maxhorancë dhe atyre të majtë. 

Të djathtët kanë kërkuar një analizë vjetore të detajuar të buxhetit të vitit të kaluar për të bërë një krahasim me buxhetin e ri që pritet të miratohet.

Kreu i bashkisë , Qazim Sejdini shprehet se shtyrja e buxhetit është një akt politik pasi të dyja analizat e dy viteve janë paraqitur të sakta dhe me shifra.

Por kryetari i Këshillit Bashkiak, Blendi Himçi ka kërkuar një analizë vjetore të detajuar. Sipas tij këshilltarët e majtë, nuk mund të imponojnë maxhorancën, duke kërkuar kohë për diskutim.

Këshilltarët e majtë janë shprehur të indinjuar ndaj këtij vendimi bllokues, duke thënë që nuk është normale që Bashkia e Elbasanit të punojë me 112 e buxhetit. Ata kanë kërkuar bashkëpunim që të nisin investimet në qytet.

Monday, December 26, 2011

Festat, në Elbasan rriten cmimet


Festat e fundvitit shoqërohen me rritje të cmimeve të disa produkteve bazë. 

Në tregun e fruta-perimeve të qytetit të Elbasanit cmimet kanë pësuar rritje graduale dhe mendohet  që të arrijnë pikun më 31 dhjetor.

Qytetarët ankohen duke kërkuar marrjen e masave për të parandaluar rritjen e mëtejshme të tyre. Situata bëhët më e vështirë për pensionistët dhe të papunët.

Nga ana tjetër tregtarët thonë që cmimet nuk janë rritur shumë në krahasim me një vit më pare dhe se ulja e ndjeshme e fuqisë blerëse po i çon drejt falimentimit.

Elbasan, shkatërrohet banda e hajdutëve, 5 në pranga

ELBASAN- Uniformat blu të komisariatit të Policisë së Elbasanit finalizuan me sukses mesditën e sotme operacionin e koduar "Ndalesa", duke bërë të mundur arrestimin e një bande kriminale hajdutësh në qytet. 
Burime të Policisë deklaruan se 'një bandë e përbërë nga pesë anëtarësh janë arrestuar mesditën e sotme pasi akuzohen për vjedhjen e një sërë materialesh në qytet. Konkretisht janë arrestuar shtetasit Gerti Halimi, 22 vjeç, Aldi Tafa, 19 vjeç, Mateo Begaj, 25 vjeç, Aldo Gjeli, 19 vjeç si edhe Florenc Janku, 25 vjeç.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin në kohë të ndryshme gjatë këtij muaji kanë kryer një sërë vjedhjesh në qytet si edhe në rrethinat e saj.

Saturday, December 24, 2011

Pse po arratisen shqiptarët?

1. Në Shqipëri nuk ka shtet të së drejtës, nuk ka garanci mbi pronësinë. Nëse dikush të zë tokën, apo bën ndërtim pa leje, shqiptari i dëmtuar nuk përfiton shërbime policore, pasi kjo e fundit nuk i hyn allandrave të analizimit të dokumenteve. Personi i dëmtuar duhet të shkojë në gjykatë për të larguar zaptuesin, por ne të gjithë e dimë se si shkon puna nëpër gjykata. 

2. Në Shqipëri nuk ka siguri prone dhe jetese. Nëse ke një pronë dhe dëshiron të marrësh certifikatë pronësie, ne të gjithë e dimë se duhen shumë para korrupsion dhe shumë vite përpjekje para se ta marrësh në dorë dokumentin magjik. Nëse një qytetar shkon të marrë leje ndërtimi, ka zero shanse ta marrë një të tillë. Ndërtimi pa leje në tokë të vet është një zgjedhje e pasigurt, shpesh më e pasigurt se sa ndërtimi pa leje në tokë të tjetrit. Nëse bie sëmurë, nuk ka shërbime pa pagesë. Nëse ecën në rrugë me makinë, ka gjithmonë ndonjë polic që funksionon si taksidar privat. 

3. Shqipëria është një vend i qeverisur nga lobingje biznesi, të cilat kanë marrë karakteristika institucionale pavarësisht se nuk janë zgjedhur. Vetëm ndërtuesit janë në gjendje të marrin leje ndërtimi, vetëm bizneset e regjistruara si biznes i madh kanë të drejtë të importojnë, bankat duhet t’i përdorim me detyrim pavarësisht se nuk na hyjnë në punë.

Lista mund të vijojë gjatë. Drejtësia, garancia e jetës dhe e pronës dhe mbrojtja sociale janë funksionet themeltare të ekzistencës së shtetit që nga kohët e lashta. Për sa kohë këto funksione nuk garantohen për të gjithë popullatën në të gjithë vendin, shqiptarët do të vijojnë të ikin. Dhe asgjë nuk mund t’i mbajë. 

Nga Gjergj Erebara 

Wednesday, December 21, 2011

Bllokohet rruga Tiranë-Elbasan

Reshjet e dendura të dëborës kanë sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve  edhe në aksin nacional Elbasan-Tiranë. Qafë-Krraba është mbuluar tërësisht me dëborë ku trashësia e saj ka mbërritur deri në 30 cm. 
Njëkohësisht e gjithë rruga është mbuluar edhe nga mjegulla e dendur, duke sjellë një rrezik të madh për drejtuesit e automjeteve.
Për këtë arsye patrullat e qarkullimit rrugor kanë ndaluar lëvizjen e mjeteve që shkojnë nga Elbasani drejt Tiranës, qofshin ato të pajisura edhe me zinxhirë. Disa automjete kanë ndalur udhëtimin për shkak të rëndimit të situatës.
Burime nga Emergjencat Civile bëjnë me dije se për të zhbllokuar rrugën, janë vënë në dispozicion dy borëpastruese.
Por Shefi i Emergjencave, Mustafa Arapi  këshillon shmangien e lëvizjes së mjeteve ose në të kundërt rekomandon lëvizjen nga rruga e Durrësit, e cila është më e sigurtë.
Gjatë natës pritet që situata të rëndohet edhe më tej prej uljes së ndjeshme të temperaturave dhe intensitetit të lartë të dëborës. Burime nga policia bëjnë me dije se disa automjete kanë dalë nga rruga, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. 

Nënshkruhet kontrata për Tiranë-Elbasan

Ministria e Financave njoftoi dje se kredia e negociuar me emiratin arab të Abu Dhabit do të ketë një interes prej 5 për qind në vit.
Kredia me vlerë 50 milionë dollarë dhe me afat maturimi 15 vjet, do të ketë një interes bazë prej 4.5 për qind dhe një komision menaxhimi prej 0.5 për qind në vit, e zbatueshme kjo mbi pjesën e principalit të mbetur.
Sipas gazetës "Shqip", kredia do të përdoret për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, një projekt që vlerësohet se do të kushtojë rreth 400 milionë dollarë.
Qeveria i ka shpëtuar pagesës së kësteve të kësaj kredie për tre vitet e para, pasi sipas kontratës, principali do të fillojë të shlyhet duke filluar nga viti i katërt.
Kredia do të tërhiqet në monedhën e Emirateve të Bashkuara Arabe, dihran, një monedhë kjo e lidhur me kurs fiks këmbimi me dollarin amerikan në kursin 27 cent për dirhan. Kjo është kredia e katërt e tërhequr nga qeveria vetëm për rrugën Tiranë-Elbasan.
Më herët, Banka Islamike për Zhvillim ofroi 222.7 milionë dollarë me afat maturimi 17 vjet dhe me interes prej 5 për qind.
Fondi OPEK ka dhënë 20.4 milionë dollarë me interes 3.3 për qind dhe me afat maturimi prej 20 vjetësh, ndërsa edhe në këtë rast, pagesa e principalit do të fillojë pas pesë vjetësh.
Fondi Saudit për Zhvillim ofroi 25 milionë dollarë të tjera me afat maturimi 25 vjet dhe me normë interesi 2 për qind, ndërsa principali do të fillojë të paguhet pas pesë vjetësh.
Në total, deri më sot, qeveria ka nënshkruar borxhe të përgjithshme prej 318 milionë dollarësh, interesat vjetore të të cilave arrijnë në 15 milionë dollarë në vit.
Në rrugën Tiranë-Elbasan aktualisht qarkullojnë rreth 2-3 mijë makina në ditë, ndërkohë që standardet ndërkombëtare përcaktojnë se për të justifikuar ekzistencën e një autostrade me katër korsi, është i nevojshëm një trafik mesatar ditor prej 12 mijë makinash.
Borxhi i tërhequr për autostradën Tiranë-Elbasan është i barabartë me 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Aktualisht qeveria është angazhuar në një akrobaci llogaritjesh që synojnë të tregojnë se borxhi publik nuk ka kaluar ende kuotën 60 për qind të PBB-së, pavarësisht se flirton prej vitesh me këtë tavan ligjor dhe psikologjik.
Ndërkohë që Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se me politikat aktuale të qeverisë, borxhi do të rritet në 64 për qind të PBB-së brenda katër viteve të ardhshme.

Një aksident me një bilanc tragjik ka ndodhur pasditen e së hënës në aksin Elbasan-Librazhd.

Në vendin e quajtur Mirakë. Mjeti tip “Benz” me targa të Elbasanit është përpalsur me një fuoristradë. Si pasojë e përplasjes së mjeteve ka mbetur i vdekur në vend shtetasi Ibrahim Shabani, 38 vjec, i cili ka qenë pasagjer në mjetin me targa të Elbasanit. 
Ndërkaq, të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve, Aleksander Buda dhe Petrit Qosja, si dhe tre pasagjerët që udhëtonin në mjetin tip fuoristradë, Sokol Qosja, Elvis Kraja dhe Fatjon Boshnjaku. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet policore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, por lagështira në rrugë duket se ka qenë stimuluese në aksident. 
Ndërkohë, po gjatë orëve të pasdites, një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur përgjatë aksit Korcë-Ersekë, ku një mjet ka dalë nga rruga. Si pasojë e rrëshqitjes është regjistruar një viktimë, ndërsa një tjetër person ka mbetur i plagosur. 
Drejtuesi i mjetit, shtetasi Klodian Dauti, 31 vjec, ka humbur jetën si pasojë e goditjes, ndërsa 32-vjecari Hysni Nuredini, i cili ishte duke udhëtuar me të njëjtin mjet është shoqëruar për në spitalin rajonal të Korcës në gjendje kritike për jetën. 
Policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe shkaqet që mund të kenë shkaktuar aksidentin, por edhe këtu mendohet se mund të jetë një rrëshqitja si pasojë e lagështirës. 

Friday, December 16, 2011

Organizatorët e kësaj Konference kanë qenë Qendra Spitalore "Xhaferr Kongoli", Departamenti i Infermierisë, e Këshilli i Qarkut. Mjekë të specialiteteve të ndryshme nga rrethe dhe rajoni kanë shkëmbyer eksperiencat dhe kanë prezantur temat e tyre duke bërë që të rejat shkencore e bashkëkohore të vihen në shërbim të pacentit. 
 
Konferenca është përshendetur nga Rektori i Univesitetit të Tiranës, Dhori Kule dhe Drejtori te Politikave Pëllumb Pipero ku ky i fundit premtoi se nëse Qendra Spitalore "Xhaferr Kongoli", bëhet Spital Universitar, atëherë Departamenti Infermierisë do të kthehet në Fakultet.

Ndërkaq zevendësministri i Shëndetësisë Albert Gajo ka folur për një sër reformash në Ministrinë e Shëndetësisë, të cilat do të rrisin përmirësimin e menaxhimit të Spitaleve Rajonale dhe me anë të një kredie të butë do të realizohen disa reforma. 

Tuesday, December 13, 2011

Vazhdojme akoma te vuajme nga probleme komuniste kur eshte viti i 21 qe e quajme vendin Shqiperi demokratike.

  
 Elbasani vazhdon te vuaje prej vitesh nga ndotja.Mesa duket qytetaret e Elbasanit duhet te durojne eren e keqe si dhe te thithin ne mushkerite e tyre tymin e qeverise.Te gjithe kane frike per perhapjen e semundjeve epidemike. Vazhdojme akoma te vuajme nga probleme komuniste kur eshte viti i 21 qe e quajme vendin Shqiperine demokratike.
   

Monday, December 12, 2011

Atmosfera e Vitit te Ri ne Elbasan.


Viti i ri, me dekor të vjetër. Kjo është situata festive që paraqitet në pjesën më të madhe të qyteteve të Shqipërisë.Po ne Elbasan ç'po ndodh? Mos ndoshta bashkia nuk ka pasur fonde për të blerë pajisje të reja?Mos ndoshta kriza ka bere te sajen dhe ka ndikuar dhe ne festat e fundvitit , apo tashme askujt nuk i intereson te merret sado pak me zbukurimin e qytetit te tij ose qofte edhe te lagjes apo rrugices ku ai jeton.Te gjitha keto qendrrojne.Nese disa vite me pare ne kete periudhe ne do te ishim duke degjuar zhurmen e atyre kapsolleve , apo duke para te na kalonte ndonje prane kembeve tona sot nje heshtje shurdhuese ka kapluar Elbasanin ane me ane.Askush nuk pyet sado pak veten çu be me Vitin e Ri. Kjo pytje qe tashme eshte bere retorike.Ndalon nje njeri ne rruge dhe e pyet :
-Zoteri miredita , a mund te me thoni nese keni blere ndonje zbukurim per pemen tuaj te Vitit te Ri apo keni blere ndonje fishekzjar me rastin e festave?
Pas kesaj pyetje te vjen nje pergjigje e shpejt dhe e rendomte qe eshte bere si ato klishete e perrallave "Ik mor djal , ky popull nuk ka te haje buk e ti na flet per fishekzjare. Esht qesharake por e vertete.E ç'eshte me e forta flet ne numrin shumes "ky popull"sikur merr mbi supet e tij hallet e nje populli te tere. Pa e bere shume personale , kalojm tek ata qe mbajne pergjegjesine me te madhe dhe qe faji bie mbi ta.Te pysesh nje punonjes bashkie me siguri qe do te thoshte "
 Varfëria në dekor pranohet nuk ka pasur fonde të mjaftueshme. Festat e kanë gjetur qytetin e një mbi një dritareve të zbehur nga shkëlqimi i dikurshëm.Mesa duket ky Vit i Ri do na zeje disi ngushte.Po kjo nuk ka me renci , ajo qe tashme perben edhe finalizimin e nje viti dhe ardhjen e nje viti tjeter eshte nje darke e ngrohte prane familjes , disa pjata te mbushura me ushqim ndonese jo plot dhe me nje luks te madh e disa gota alkol.Jemi njerez qe jemi mesuar me pak , nuk do na bente keq nese edhe kete vit do ta kalonim pa ngjyrat e duhura.

Saturday, December 10, 2011

Elbasan, Zaranika rrezik serioz


Qarku i Elbasanit gjatë stinës së dimrit përballet me mjaft probleme. Zonat më të prekur janë kryesisht rrethi i Librazhdit apo Gramshit.

Edhe qyteti i Elbasanit përballet më së shumti nga përmbytjet prej lumit Shkumbin, i cili në vitin 2010 shkaktoi mjaft dëme në Komunën Shushicë.

Më emergjente situata paraqitet pranë përroit të Zaranikës. Sipas shefit të Emergjencave të Qarkut të Elbasanit, Mustafa Arapi, Zaranika ndodhet në një gjendje kritike dhe këtë vit janë krijuar 15 çarje të reja në argjinaturë që variojnë nga 10-15 metra gjatësi.

Më problematike situata paraqitet pranë digës, e cila është e tejmbushur me dhera dhe prej vitesh aty nuk është kryer asnjë pastrim.

Kjo ka stimuluar dëmtimin e argjinaturës, duke rrezikuar jetën e mijëra banorëve. Por Arapi shprehet se për të parandaluar dhe përballuar ndonjë fatkeqësi të mundshme në Zaranikë, Ministria e Brendshme së bashku me atë të Bujqësisë kanë akorduar një fond të konsiderueshem për të bërë disa punime.

Punimet pritet të nisin në vitin 2012 dhe të vijojnë deri në 2013-n.

Gjithashtu, kreu i Emergjencave është shprehur se janë marrë masat edhe për zonat e tjera problematike në Qark. Ai u kërkon njësive vendore që të merren me grumbullimin e rezervave të bazës ushqimore apo medikamenteve.

Ndërkaq, është kërkuar që mes njësive vendore dhe Drejtorisë së Mirëmbajtjes së Rrugëve të ketë një bashkëpunim të ngushtë.

60-vjecarja strehon kafshët e braktisura

Një 60-vjeçare nga qyteti i Elbasanit, prej 20 vitesh merret me strehimin, rritjen dhe ushqyerjen kafsheve te braktisura.

Fatime Veratozi mbledh të gjitha kafshët e braktisura në rrugë duke i strehuar në banesën e saj që ndodhet në katin e katërt të një pallati. Aktualisht gruaja jeton në apartamentin e djalit të saj. Ndërsa qentë i ka strehuar në garazhin e saj privat.

Të gjithë të ardhurat financiare ajo i shpenzon për ushqyerjen dhe përkujdesjen e kafsheve aq të dashura për te. Si qentë ashtu edhe macet kanë nga një emër. Qenushja e saj e preferuar është Paloma, sepse sipas 60 vjeçares ajo është mjaft e dashur dhe e zgjuar.

Nëse ka persona që duan të mbajnë në shtëpi një kafshë, qoftë qen apo mace, ajo ia jep pa më të voglin hezitim kundrejt asnjë shpërblimi.Banorët e lagjes thotë ajo, janë ankuar shumë herë në polici për pasionin e saj, sepse pretendojnë se kafshët nuk janë të pastra dhe qentë lehin gjatë natës, duke u prishur qetësine.

Pavarësisht kushteve të saj ekonomike, ajo ia ka dedikuar jetën vetëm kafshëve të braktisura.