Reklama

"Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim".

Search This Blog

Saturday, January 14, 2012

Elbasan, pranga shpërndarësit të drogës Policia e qytetit të Elbasanit ka arrestuar një 19-vjecar nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike të rënda. Burime policore lokale njoftojnë se në pranga ka përfunduar shtetasi Klevis Agolli, i cili u kap me 100 doza drogë të tipit heroinë.

Sipas burimeve, dozat e narkotikëve janë gjetur në makinën që kishte në pronësi 19-vjecari, me targë “AA 288 BP”.

Burimet shtojnë më tej se agjentët e anti-drogës po hetojnë për persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet shpërndarjeje.

Forcat e policisë në rang vendi kanë rritur sekuestrimet e drogave të lehta, në sasi të konsiderueshme që arrijnë në qindra kilogramë. Ndërkohë që konfiskimi i drogave të rënda është ende i ulët.

Disa ditë më parë në portin e Durrësit u sekuestrua një sasi prej 10 kilogramësh heroinë, e cila do të trafikohej drejt Italisë bashkë me një sasi të konsiderueshme hashashi.

Ndërsa në dhjetor, në autobusin e linjës Himarë-Athinë u sekuestruan 5 kg heroinë dhe u ndalua shtetasi Arjan Murto, nga Saranda, që po trafikonte lëndën drejt shtetit helen.

Droga ishte fshehur në tavanin e autobusit dhe u gjet menjëherë prej agjentëve të anti-drogës së Janinës, që kishin marrë informacion në rrugë operative.

I arrestuari Murto u mohoi të kishte lidhje me ngarkesën e lëndës narkotike, pasi sipas tij, e kishte marrë autobusin prej kolegut tjetër të tij, i cili zbriti pak përpara arrestimit, duke i thënë se ishte i sëmurë.

Autobusi u sekuestrua, ndërsa i arrestuari Arjan Murto iu dërgua gjykatës për masën e arrestit.

  http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=hfIjrw0J9a8

Banorët e lagjes "5 Maji" në Elbasan kanë protestuar paraditen e së mërkurës për ujërat e zeza që lundrojnë në lagjen e tyre.

Problemi është mjaft shqetësues si pasojë e mungesës së kanalizimeve. Madje në shumë raste, në shëndetin e fëmijëve janë shfaqur edhe komplikacione si pasojë e ndotjes.

Situata bëhet më kritike, gjatë kohës së reshjeve, ku ujrat e zeza futen nëpër banesa. Banorët kërkojnë sistemimin rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve, pasi ne shume raste uji i pijshëm ka dalë i infektuar.

Banorët shumë herë e kanë ngritur problemin pranë Bashkisë se Elbasanit por nuk kane gjetur zgjidhje. Ata kërcënojnë se do të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan-Librazhd, deri sa te nisin punimet në rrjet.



  http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=uTwSQmFPvew



 Rreth 700 punonjës të kompanisë 'Kurum' në Elbasan protestuan sot në qytet duke bllokuar edhe rrugët. Shkak për këtë protestë është bërë ndërprerja e punës në furrat e shkrirjes së kompanise "Kurum". Per pasoje punonjesit e kompanise kane mbetur te papune.

Kompania "Kurum" nuk siguron me energji elektrike per te vijuar punen. Sipas perfaqesuesve te kesaj kompanie, ne daten 6 janar ata jane njoftuar nga OST per nderprerjen e furnizmit me energji. Sipas ligjit miratuar se fundmi "Kurum" dhe disa kompani te tjera qe jane konsumatore te medhenj te energjise shkeputen nga rrjeti furnizimit te CEZ me energji dhe duhet ta gjejne vete energjine elektrike ne treg.

"Kurum" nuk ka mundur te gjeje nje burim tjeter energjie dhe OST, duke mos patur asnje kontrate ja ka shkeputur kontaktin me "Kurum". Ne mbeshtetje te kompanise metalurgjike sot kane dale edhe sindikatat te cilat organizuan edhe protesten ne rruget e qytetit te Elbasanit.

Sunday, January 8, 2012

Aksident në Elbasan, humb jetën 20-vjeçari 
Në orët e mbrëmjes një tjetër aksident rrugor i ka marrë jetën një të riu.  

Aksidenti ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, kur makina ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën 20 vjeçari, Armand Musta.

Makina me targa El 9804 A, doli nga rruga në zonën pranë ish-kombinatit Metalurgjik.

Makina drejtohej nga 50 vjeçari, Shkëlqim Musta, i cili është shoqëruar në polici. Edne nuk janë bërë të ditura shkaqet e devijimit të makinës.

Ndërkohë që ditën e dielë një tjetër aksident rrugor i mori jetën një 22 vjeçareje në Picar, të Gjirokastrës, pasi u përplas nga një makinë, në tentativë për të kaluar rrugën.       

Friday, January 6, 2012

Zbulohet dokumenti i pavarësisë së Elbasanit

Historiani shqiptar nga Shkupi, Skënder Hasani, ka gjetur një dokument për të cilin pretendon se është kopje nga momenti origjinal i aktit të ngritjes së flamurit kombëtar në Elbasan dhe shpalljes së pavarësisë në këtë qytet në nëntor të vitit 1912. 

Dokumenti në fjalë i mungon Arkivit të Shqipërisë, ndërsa Hasani e ka gjetur atë në arkivin e Institutit të Historisë Nacionale të Shkupit.

Skënder Hasani, kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, shprehet: “Ky dokument gjendet në mikrofilm i dokumentuar në arkivin e Institutit të Historisë Nacionale në Shkup, i cili është sjellë nga Beogradit dhe është nxjerrë nga dokumenti origjinal. Dihet fortë mirë se në këtë periudhë kohore ushtria serbe depërtoi furishëm në Shqipërinë e Mesme, respektivisht në Elbasan dhe me këtë rast ajo ka konfiskuar këtë dokument”.

Historiani shtoi se dokumentin e ka gjetur rastësisht gjatë hulumtimeve të tij shkencore, ndërsa thotë se i pamjet kanë një rëndësi shumë të madhe historike për popullin shqiptar.

”Janë dokumente shumë të rëndësishme. Dihet fort mirë nga deklaratat e përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, por edhe nga përfaqësuesit e Arkivit se mungojnë dokumentet orgjininale të kësaj peridhe. Ne po mundohemi të ofrojmë një mundësi për t’i gjetur ato”, shtoi Hasani.

Këtë dhe disa dokumente tjera të rëndësishme, historiani shprehet se do t’ia dorëzojë Arkivit të Shtetit me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. 

Elbasan, vetëplagoset me armë në gjendje të dehur 25-vjeçari

ELBASAN - Një 25-vjeçar është vetëplagosur në këmbë në gjendje të dehur në orët e vona të një nate më parë.

Burime të policisë lokale bënë të ditur se "25 vjeçari Euklid Skora, në gjendje të dehur, është vetëplagosur në këmbë, ngjarje kjo e ndodhur në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Cërrikut", në momentin që po shkonte në banesën e tij.

Policia ka transportuar për në spital të riun, i cili mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ndaj tij është marrë masa e arrestit nën akuzën e "armëmbajtjes pa leje".

Thursday, January 5, 2012

Nderron jete diten e sotme nje qytetar i Elbasanit 'Luftar Peqini' banor i lagjes 'Beqir Dardha' .Shume njerez thone se arsyeja e vdekjes se tij ishte sepse ai frekusntonte pijen, por arsyeja e vertete e vdekjes se tij esht sepse ai prej shume vitesh jetonte ne gjendje shume te keqe .Ai jetonte i vetem ne nje barake shume te vjeter dhe ne kushte shume te veshtira jetese ,banoret e lagjes thone se ai ushqehej me mbeturinat e gjetura ne koshet e plehrave ,shteti asnjehere nuk ka vendosur te ndihmoje kete familje ne nevoje ,nuk eshte vetem kjo familje ajo qe vuan ne kete menyre kryesisht banoret e kesaj lagje mbijetojne ne menyre te tille .i lutemi bashkise se qytetit te elbasanit qe te mendoje dhe per keta njerez!!!

Wednesday, January 4, 2012

Problemi i Romeve 

Shqiperia ka shume reparte ushtarake te 'braktisuara' nuk eshte e nevojshme qe shume prej tyre te stabilizohen vetem ne Elbasan . Qeveria nuk i ka kushtuar vemendjen e duhur dhe rendesine e te qenit human ndaj tyre . Keto masa  qe u moren me nje vrull te madh do te ishte e mire te merreshin me me ngadale qe te behesh i mundur nje zbatim real i tyre !!! 

Tuesday, January 3, 2012

Vdes në spital një 21-vjeçare, dyshohet nga gripi

ELBASAN-Një vajzë 21 vjec ka gjetur vdekjen në spitalin e Elbasanit, ndersa dyshohet se shkak eshte bere temperatura e larte nga nje grip i stines.

Blerina Balla, banore e Librazhd-Qendër ka qenë me temperaturë të lartë prej datës 31 Dhjetor. Vajza ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pavarësisht përpjekjeve të mjekëve per ta mbajtur ne jete. Kanë qenë pikërisht bluzat e bardha që dyshojne si shkak të vdekjes, simptomat e gripit. 

Burime të Policisë bëjnë të ditur se 21 vjeçarja Blerina Balla është dërguar mëngjesin e djeshëm në Spitalin Rajonal të Librazhdit në gjëndje të rëndë shëndetesorë si pasojë e temperaturës së lartë. Pas mjekimit të marrë në këtë spital, duke qënë se gjendja shëndetësore e saj ishte tepër e rënduar, menjehere u dergua në Spitalin Kirurgjik Elbasan, ku dhe gjeti vdekjen sapo dilte nga ambulanca. 

Grupi hetimor, i cili kreu veprimet e para, konstatoi se kjo shtetase kishte shfaqur probleme shëndetësore si, dhimbje koke e temperaturë, dhe menjëherë është dërguar në spital nga të afërmit. 
Pjerin Xhuvani, Drejtori i Qendrës Spitalore “Xhaferr Kongoli” ne Elbasan, tha se, “21 vjeçarja është shtruar në spitalin e Librazhdit të hënën në mëngjes, pas tre ditësh që vuante nga temperatura e lartë. Në orën 02.30 të mëngjesit të sotëm ajo është transportuar për në spitalin e Elbasanit, por sapo ka dalë nga mjeti i ambulancës ajo nuk ka mundur të jetojë dhe ka gjetur vdekjen. 

Paraprakisht mendohet se vdekja e 21-vjeçares është natyrale, si pasojë e ndonjë viroze të stinës. Pritet akti i ekspertimit për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së saj. Por ndersa Policia nis hetimet, familjaret kundershtuan autopsine ne trupin e vajzes.

Elbasan, arrestohen 3 grabitës banesash

ELBASAN- Tre shtetas janë arrestuar mëngjesin e sotëm nga Policia e Elbasanit, pasi akuzohen për veprën penale të “Vjedhjes“. Burime të Policisë bëjnë të ditur se janë arrestuar në flagrancë shtetasit Edmond Hoxha, 30 vjeç si edhe Astrit Demarku, 35 vjeç, që të dy me banim në fshatin Katesh të Peqinit, pasi janë kapur duke vjedhur banesën e shtetasit L.H, në fshatin Katesh. 

Nga kqyrja e vëndit të ngjarjes, u konstatua se këta shtetas janë futur në banesë ku kanë vjedhur një çantë dore me dokumente zyrtare, pasaportë, karta identiteti, patentë, si dhe disa bizhuteri floriri. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura si dhe arrestoi në flagrancë dy shtetasit e sipërpërmendur. 
Mësohet se po mëngjesin e sotëm është arrestuar shtetasi Spartak Panxhi, 25 vjeç, banues në lagjen "11 Nëntori" ne Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë brënda në banesën e shtetasit A.V, 44 vjeç, banues në lagjen "5 Maji" duke tentuar të vjedhë disa pajisje elektroshtëpiake, me qëllim për t’i shitur për skrap.

Familje Elbasanase ne varferi te plote.

Manuela Hyka është 11 vjeç dhe kurrë në jetën e saj nuk ka patur një kukull si lodër. Që e mitur është mesuar se festa e vërtetë në shtëpinë e saj është kur babai dhe nëna arrinin t’i siguronin bukën e përditshme dhe as ky fundviti se ndryshoi fatin e saj. 

Manuela kujton se shumë herë është shtrirë të flejë pa ngrënë asgjë për të gjithë diten. Vajza banon në një shtëpi gati të rënuar me familjen e saj dhe me gjashtë persona.

”Dua të luaj këtë Vit të Ri me lodra. Nuk kam patur asnjëherë ndonjë kukull”, shprehet e mitura.

Babai i saj, Dalip Hyka, këtë vit nuk ka asnjë mundësi që t’i sigurojë familjes së tij të festojnë sot Vitin e Ri. Varfëria ekstreme ka pushtuar familjen e Dalip Hykës në fshatin Godolesh të Elbasanit.

”Shtëpia nuk ka asnjë gjë. As lavoman, as lavatriçe, as frigorifer, asnjë gjë. Vetëm një televizor kam në shtëpi, edhe atë ma ka dhuruar vëllai që më përpara. Jetojmë aq keq sa nuk ka më ku të vejë. Me asistencë 40 mijë lekëshe, me atë jetojmë. Jemi gjashtë veta në shtëpi. Si ia dal për të siguruar ushqimin? Me vuajtje. Kur s’kemi rimë pa ngrënë. Ka patur edhe raste të tilla.”

Zonja e shtëpisë, Drita, shprehet se gjendja është vërtetë kritike. Ajo kërkon një ndihmë për fëmijet e saj.

”Na ka rënë kjo fatkeqësi dhe nuk dimë se çfarë të bëjmë. Ne nuk e festojmë dot Vitin e Ri”, thotë ajo.

Shtëpia e tyre po rrënohet prej amortizimit dhe jetesa në këtë gërmadhe bëhet akoma më e vështirë në këto ditë të forta dimri.

Sot, kur të gjithe do festojnë ditën e ndërimit të viteve, fëmijët e Dalip dhe Drita Hykes do të flenë sërish të pangrëne në banesën ku zot shtëpie është varfëria.