ELBASAN- Uniformat blu të komisariatit të Policisë së Elbasanit finalizuan me sukses mesditën e sotme operacionin e koduar "Ndalesa", duke bërë të mundur arrestimin e një bande kriminale hajdutësh në qytet. Burime të Policisë deklaruan se 'një bandë e përbërë nga pesë anëtarësh janë arrestuar mesditën e sotme pasi akuzohen për vjedhjen e një sërë materialesh në qytet. Konkretisht janë arrestuar shtetasit Gerti Halimi, 22 vjeç, Aldi Tafa, 19 vjeç, Mateo Begaj, 25 vjeç, Aldo Gjeli, 19 vjeç si edhe Florenc Janku, 25 vjeç.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin në kohë të ndryshme gjatë këtij muaji kanë kryer një sërë vjedhjesh në qytet si edhe në rrethinat e saj.
No comments:
Post a Comment