ELBASAN- Një 67 vjeçar është vetëaksidentuar mesditën e sotme teksa qarkullonte me një motoçikletë tikp "Jamaha", pa targa. Mësohet se shtetasi S. Skopeci, me banim në fshatin Rrashtan të Prrenjasit, në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, në vëndin e quajtur Prrenjas-fshat, ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me murin anësor të rrugës.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motocikletës, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin e Librazhdit, por duke qënë se kishte dëmtime serioze, u dërgua në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku aktualisht ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
No comments:
Post a Comment