Vetëvarja e 20-vjeçares në Elbasan, pas akuzave për atësinë e fëmijës
Policia e Elbasanit po i heton për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes, familjarët me të cilët jetonte 20-vjeçarja S.Bitri e cila u gjet e vetëvarur sot në mëngjes në një magazinë pranë banesës në fshatin Shënvlash.
Dyshohet se viktima është akuzuar për nderin e saj pasi ka lindur fëmijën ndërkohë që bashkëshorti ndodhej prej vitesh në Greqi.
Policia ka thënë se nëna 20-vjeçare e një fëmije të lindur pak ditë më parë ka varur veten. Ajo e kreu këtë akt pak ditë pas lindjes së fëmijës në fshatin Shënavlash të Elbasanit. Trupi i 20-vjeçares është gjetur nga familjarët e bashkëshortit të saj në një magazinë pranë shtëpisë.
Pas marrjes në pyetje të fqinjëve dhe të afërmve policia bën të ditur se shkaku i ngjarjes ka qenë depresioni që ka kaluar S.Bitri menjëherë pas lindjes.
Ndërsa po hetohet edhe pista e mundshme e konfliktit të viktimës dhe familjarëve të bashëkshortit të saj, që prej vitesh ndodhej emigrant në Greqi, për atësinë e dyshuar të foshnjës.

No comments:
Post a Comment