Reklama

"Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim".

Search This Blog

Wednesday, September 28, 2011

Tiranë – Elbasan, nis puna për procesin e shpronësimeve (28 shtator 2011)

Në prefekturën e Elbasanit është zhvilluar nje takim përsa u përket shpronësimeve të banorëve që preken nga projekti i rrugës Elbasan-Tiranë. Të pranishëm në këtë takim kanë qenë kryetarët e dy komunave nga ku kalon rruga, komunës Gracen dhe Bradashesh, specialist të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, drejtues të ALUIZNI-t dhe Hipotekës në Elbasan. Sipas prefektit të Elbasanit, Shefqet Deliallisi, qeveria ka planifikuar fondet për këtë qëllim dhe shumë shpejt pritet shpronësimi i banorëve. Prefekti ka kërkuar përshpejtimin e procedurave nga njësitë vendore, drejtoritë dhe institucionet në mënyrë që procesi për identifikimin e të shpronësuarve t’i paraprijë ndërtimit të rrugës. Specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ministrisë së Transporteve janë shprehur se gjithçka është gati dhe se mbetet paraqitja e dokumentacionit nga banorët në mënyrë që të fillojë menjëherë procesi i shpronësimeve. Kryetari i komunës Bradashesh, Sabri Sallaku, është shprehur se komuna do të ndihmojë banorët që të përgatisin në kohë dokumentacionin. Ai ka kërkuar lehtësimin e procedurave në interes të banorëve Nga ndërtimi i rrugës Elbasan-Tiranë do të shpronësohen 24 familje në Gracen e Bradashesh. Shpronësimet përfshijnë shtëpi banimi e objekte të ndryshme si dhe tokë bujqësore. Për banesat në proces privatizimi është kërkuar përshpejtimi i procedurave.

No comments:

Post a Comment