Policia e Elbasanit arrestoi sot një person të kërkuar për trafik droge i dënuar me dhjetë vjet burg për këtë vepër penale.
Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të policisë që thanë se shtetasi Kastriot Hakani, 47 vjeç ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi ishte shpallur në kërkim nga gjykata italiane e cila e kishte dënuar me 10 vite burg.
Gjykata Italiane mësohet se e ka dënuar 47-vjeçarin me dhjetë vjet burg për akuzat “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.
Reklama
"Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim".
Search This Blog
Page List
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment