Elbasan, lind qingji me 6 këmbë
ELBASAN-Një dele ka lindur dy qëngja binjakë, njëri prej të cilëve me gjymtyrë dhe organe të dubluara, në një fshat të Sulovës në rrethin e Elbasanit . Bëhet fjalë për binjakun mashkull, i cili ka lindur me gjashtë këmbë dy prej të cilave të ngjitura ndërsa organet e tjera të dyzyara. Një nga pjestarët e familjes Gorica, ku ka lindur qingji , i cili merret me mirëmbajtjen e blegtorisë tha se kjo nuk kishte ndodhur kurre me pare në zonën e tij por siç cilësoi ai, “e gjitha lidhej me rendimentin e pjelloshmërisë së deles e cila lind binjakë dhe sasisë së qumështit qe prodhon” (3litra qumësht në ditë). Nuk është hera e parë që ndodhin këto çudi në trevën e Elbasanit. Në vitin 2002 në familjen e Demir Sherlit me banim ne Rrase të qytezes se Belshit, nga veza e pulës u lind një zog me katër këmbë.
No comments:
Post a Comment