Reklama
"Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim".
Search This Blog
Page List
Saturday, December 10, 2011
Elbasan, Zaranika rrezik serioz
Qarku i Elbasanit gjatë stinës së dimrit përballet me mjaft probleme. Zonat më të prekur janë kryesisht rrethi i Librazhdit apo Gramshit.
Edhe qyteti i Elbasanit përballet më së shumti nga përmbytjet prej lumit Shkumbin, i cili në vitin 2010 shkaktoi mjaft dëme në Komunën Shushicë.
Më emergjente situata paraqitet pranë përroit të Zaranikës. Sipas shefit të Emergjencave të Qarkut të Elbasanit, Mustafa Arapi, Zaranika ndodhet në një gjendje kritike dhe këtë vit janë krijuar 15 çarje të reja në argjinaturë që variojnë nga 10-15 metra gjatësi.
Më problematike situata paraqitet pranë digës, e cila është e tejmbushur me dhera dhe prej vitesh aty nuk është kryer asnjë pastrim.
Kjo ka stimuluar dëmtimin e argjinaturës, duke rrezikuar jetën e mijëra banorëve. Por Arapi shprehet se për të parandaluar dhe përballuar ndonjë fatkeqësi të mundshme në Zaranikë, Ministria e Brendshme së bashku me atë të Bujqësisë kanë akorduar një fond të konsiderueshem për të bërë disa punime.
Punimet pritet të nisin në vitin 2012 dhe të vijojnë deri në 2013-n.
Gjithashtu, kreu i Emergjencave është shprehur se janë marrë masat edhe për zonat e tjera problematike në Qark. Ai u kërkon njësive vendore që të merren me grumbullimin e rezervave të bazës ushqimore apo medikamenteve.
Ndërkaq, është kërkuar që mes njësive vendore dhe Drejtorisë së Mirëmbajtjes së Rrugëve të ketë një bashkëpunim të ngushtë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment