Reklama

"Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim".

Search This Blog

Saturday, December 24, 2011

Pse po arratisen shqiptarët?

1. Në Shqipëri nuk ka shtet të së drejtës, nuk ka garanci mbi pronësinë. Nëse dikush të zë tokën, apo bën ndërtim pa leje, shqiptari i dëmtuar nuk përfiton shërbime policore, pasi kjo e fundit nuk i hyn allandrave të analizimit të dokumenteve. Personi i dëmtuar duhet të shkojë në gjykatë për të larguar zaptuesin, por ne të gjithë e dimë se si shkon puna nëpër gjykata. 

2. Në Shqipëri nuk ka siguri prone dhe jetese. Nëse ke një pronë dhe dëshiron të marrësh certifikatë pronësie, ne të gjithë e dimë se duhen shumë para korrupsion dhe shumë vite përpjekje para se ta marrësh në dorë dokumentin magjik. Nëse një qytetar shkon të marrë leje ndërtimi, ka zero shanse ta marrë një të tillë. Ndërtimi pa leje në tokë të vet është një zgjedhje e pasigurt, shpesh më e pasigurt se sa ndërtimi pa leje në tokë të tjetrit. Nëse bie sëmurë, nuk ka shërbime pa pagesë. Nëse ecën në rrugë me makinë, ka gjithmonë ndonjë polic që funksionon si taksidar privat. 

3. Shqipëria është një vend i qeverisur nga lobingje biznesi, të cilat kanë marrë karakteristika institucionale pavarësisht se nuk janë zgjedhur. Vetëm ndërtuesit janë në gjendje të marrin leje ndërtimi, vetëm bizneset e regjistruara si biznes i madh kanë të drejtë të importojnë, bankat duhet t’i përdorim me detyrim pavarësisht se nuk na hyjnë në punë.

Lista mund të vijojë gjatë. Drejtësia, garancia e jetës dhe e pronës dhe mbrojtja sociale janë funksionet themeltare të ekzistencës së shtetit që nga kohët e lashta. Për sa kohë këto funksione nuk garantohen për të gjithë popullatën në të gjithë vendin, shqiptarët do të vijojnë të ikin. Dhe asgjë nuk mund t’i mbajë. 

Nga Gjergj Erebara 

No comments:

Post a Comment