Reklama

"Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim".

Search This Blog

Saturday, January 14, 2012

Elbasan, pranga shpërndarësit të drogës Policia e qytetit të Elbasanit ka arrestuar një 19-vjecar nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike të rënda. Burime policore lokale njoftojnë se në pranga ka përfunduar shtetasi Klevis Agolli, i cili u kap me 100 doza drogë të tipit heroinë.

Sipas burimeve, dozat e narkotikëve janë gjetur në makinën që kishte në pronësi 19-vjecari, me targë “AA 288 BP”.

Burimet shtojnë më tej se agjentët e anti-drogës po hetojnë për persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet shpërndarjeje.

Forcat e policisë në rang vendi kanë rritur sekuestrimet e drogave të lehta, në sasi të konsiderueshme që arrijnë në qindra kilogramë. Ndërkohë që konfiskimi i drogave të rënda është ende i ulët.

Disa ditë më parë në portin e Durrësit u sekuestrua një sasi prej 10 kilogramësh heroinë, e cila do të trafikohej drejt Italisë bashkë me një sasi të konsiderueshme hashashi.

Ndërsa në dhjetor, në autobusin e linjës Himarë-Athinë u sekuestruan 5 kg heroinë dhe u ndalua shtetasi Arjan Murto, nga Saranda, që po trafikonte lëndën drejt shtetit helen.

Droga ishte fshehur në tavanin e autobusit dhe u gjet menjëherë prej agjentëve të anti-drogës së Janinës, që kishin marrë informacion në rrugë operative.

I arrestuari Murto u mohoi të kishte lidhje me ngarkesën e lëndës narkotike, pasi sipas tij, e kishte marrë autobusin prej kolegut tjetër të tij, i cili zbriti pak përpara arrestimit, duke i thënë se ishte i sëmurë.

Autobusi u sekuestrua, ndërsa i arrestuari Arjan Murto iu dërgua gjykatës për masën e arrestit.

No comments:

Post a Comment