Reklama

"Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim".

Search This Blog

Tuesday, January 3, 2012

Vdes në spital një 21-vjeçare, dyshohet nga gripi

ELBASAN-Një vajzë 21 vjec ka gjetur vdekjen në spitalin e Elbasanit, ndersa dyshohet se shkak eshte bere temperatura e larte nga nje grip i stines.

Blerina Balla, banore e Librazhd-Qendër ka qenë me temperaturë të lartë prej datës 31 Dhjetor. Vajza ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pavarësisht përpjekjeve të mjekëve per ta mbajtur ne jete. Kanë qenë pikërisht bluzat e bardha që dyshojne si shkak të vdekjes, simptomat e gripit. 

Burime të Policisë bëjnë të ditur se 21 vjeçarja Blerina Balla është dërguar mëngjesin e djeshëm në Spitalin Rajonal të Librazhdit në gjëndje të rëndë shëndetesorë si pasojë e temperaturës së lartë. Pas mjekimit të marrë në këtë spital, duke qënë se gjendja shëndetësore e saj ishte tepër e rënduar, menjehere u dergua në Spitalin Kirurgjik Elbasan, ku dhe gjeti vdekjen sapo dilte nga ambulanca. 

Grupi hetimor, i cili kreu veprimet e para, konstatoi se kjo shtetase kishte shfaqur probleme shëndetësore si, dhimbje koke e temperaturë, dhe menjëherë është dërguar në spital nga të afërmit. 
Pjerin Xhuvani, Drejtori i Qendrës Spitalore “Xhaferr Kongoli” ne Elbasan, tha se, “21 vjeçarja është shtruar në spitalin e Librazhdit të hënën në mëngjes, pas tre ditësh që vuante nga temperatura e lartë. Në orën 02.30 të mëngjesit të sotëm ajo është transportuar për në spitalin e Elbasanit, por sapo ka dalë nga mjeti i ambulancës ajo nuk ka mundur të jetojë dhe ka gjetur vdekjen. 

Paraprakisht mendohet se vdekja e 21-vjeçares është natyrale, si pasojë e ndonjë viroze të stinës. Pritet akti i ekspertimit për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së saj. Por ndersa Policia nis hetimet, familjaret kundershtuan autopsine ne trupin e vajzes.

No comments:

Post a Comment