Një vajzë gjashtë vjeçe nga fshati Hajdaran i Elbasanit humbi jetën mbrëmjen pasi ishte pickuar nga gjarpri, duke shënuar edhe viktimën e parë nga pickimi i gjarprit gjatë kësaj vere.
Vajza është pickuar nga gjarpri ndërsa po luante në oborrin para shtëpisë së gjyshërve nga në fshatin Zavalinë të komunës malore me të njëjtin emër në rrethin e Elbasanit.
Edhe pse ajo është nisur nga të afërmit me shpejtësi për në spital, për shkak të largësisë nuk ka mundur dot të arrijë në kohë aty. Gjatë rrugës i është bërë një serum në qendrën shëndetësore të Gjinarit, por transporti me vonesë drejt kirurgjikut të Elbasanit si dhe largësia e madhe nga vendi i ngjarjes me spitalin ka qenë me pasoja fatale për jetën e saj.
No comments:
Post a Comment