Reklama

"Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim".

Search This Blog

Thursday, July 7, 2011

Protesta e taksisteve.

Ne Elbasan taksistet protestojne  ku rreth 60 automjete për një orë kanë parakaluar në dy bulevardet kryesore të këtij qyteti në shenjë proteste ndaj heshtjes së qeverisjes vendore për aktivitetin e informal të taksive të palicensuara. 

Drejtuesit e mjeteve kanë kërkuar vendosjen e menjëhershme të tabelave të vendqëndrimit të tyre si dhe ndalimin e aktivitetit të taksive të komunave dhe bashkive të tjera brenda territorit që ata mbulojnë.

“Organizojmë këtë protestë për të kërkuar gjënë më elementare, te drejtën tonë, atë që na ka dhënë ligji, atë që na ka dhënë shteti, atë që na ka dhënë bashkia.
Të gjithë drejtuesit e mjeteve taksi kanë deklaruar se janë pagues të rregullt të të gjitha taksave që rrjedhin nga dispozitat ligjore në fuqi madje në mungesë të tregut të punës nga konkurenca e pandershme, jo pak prej tyre janë detyruar të marrin kredi apo lekë borxh për të përmbushur detyrimet fiskale. 


Protestuesit kanë vënë një afat ligjor pesëditor për përmbushjen e kërkesave të tyre në të kundërt do të ketë përshkallëzim të protestës.

3 comments:

  1. mir e kane bere,boll me,sdurohet.eshte bere nje gjendje shum e renduar

    ReplyDelete
  2. Eshte krijuar nje gjendje mjaft e renduar . Shpresojm qe bashkia te marre masa sa me shpejt

    ReplyDelete