Reklama

"Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim".

Search This Blog

Wednesday, July 6, 2011

Elbasani , qyteti shume shekullor!






Qyteti i Elbasanit ndodhet në Shqipërinë e Mesme. Ai shtrihet në fushën e Elbasanit, në krahun e djathtë të rrjedhjes së mesme të lumit Shkumbin, i rrethuar në lindje nga Krasta e Madhe dhe e Vogël, në veri dhe veriperëndim nga kodrat e Ullishtave, në perëndim nga përroi i Zaranikës, në jug kufizohet nga lumi Shkumbin. Në anën perëndimore të qytetit kalon përroi i Zaranikës dhe nga lindja ai i Manazderies.Elbasani është një nga qytetet më të mëdha të vendit me një popullsi prej rreth 120.000 mijë banorësh.Historia e trevave të Elbasanit e ka zanafillën e saj në shekullin II p.e.s. me vendbanimet e hershme ilire.Të dhënat arkeologjike besohet se emri i pare i Elbasanit ka qene mansius që do të thotë vend-qëndrim.Në shekullin e II qyteti njihej me emrin Skampius e më vonë me emrin Skampi.Duke qenë i vendosur në kryqëzimin e rrugëve Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim, ai ka shërbyer si pikë e rëndësishme kalimi dhe si stacion i rëndësishëm, duke u përmendur si qendër urbane, ushtarake e peshkopale.Elbasani u themelua nga Sulltan Mehmeti II në shekullin XV. Iu vu ky emër sepse ishte një ndër trevat e para të pushtuara nga osmanët, ELI-BASAM (vura dorë).Pas disfatës që pësoi në rrethimin e dytë të Krujës, Sulltan Mehmeti II, rindërtoi në kthim në vitin1466 kalanë e vjetër, për ta pasur si pikë mbështetje të mëvonshme. Kalaja u ndërtua në vetëm 25 ditë dhe në ndërtimin e saj ndihmuan 150.000 njerëz.Në vitin 1492 sulltan Bajaziti ndërtoi xhaminë Mbret, më e vjetra e qytetit dhe ndër më të vjetrat në shqipëri, e cila ndodhet në zemër të kalas së qytetit.Në dokumentacionin e kohës dëshmohet se në mesin e shekullit XVII Elbasani kishte 2000 shtëpi dhe 900 (?) dyqane. Punoheshin lëkura, leshi, mëndafshi, metalet e sidomos argjendi. Pas pushtimit turk Elbasani u shndërrua në qendrën e Islamit në Shqiperi. Për shkak të pozitës shumë të favorshme në rrugen Egnatia , Elbasani u kthye në një qendër tregtie shumë të rëndësishme. Përkrah tregtarëve vendas dhe turq në qytet ishin ngulitur edhe tregtarë grek dhe sllav.Në vitin 1913 themelohet klubi i futbollit Elbasani, i cili është shpallur dy herë kampion i Shqipërisë, dy herë fitues i kupës së shqipërisë dhe një herë fitues i superkupës.


                   
             
Arsimi ne qytetin e Elbasanit.
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është vazhdim i Institutit të Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, themeluar në 1971. Në fillimet e tij Instituti i Lartë Pedagogjikpërbëhej nga këto degë :
Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 44, më 12 Nëntor, 1991, Institutit të Lartë Pedagogjik iu dha Statusi i Universitetit. Në Universitetin e Elbasanit shkollohen qindra mësues nga pjesë të ndryshme të Shqipërisë. Ai luan një rol të rëndësishëm edhe në kualifikimin e mësuesve. Shërben gjithashtu edhe si qendër kërkimore për studentët dhe pedagogët e Universitetit.
Më 1991 kur Instituti i Lartë mori statusin e lartë të Universitetit, ai përbëhej nga tre Fakultete të ndarë në pesë degë :
  • 1. Fakulteti i Shkencave të Natyrës me këto degë :
    • matematikë-fizikë
    • biologji-kimi
  • 2. Fakulteti i Historisë e Filologjisë me këto degë :
    • gjuha dhe letërsia shqipe
    • histori - gjeografi
  • 3. Fakulteti i Mësuesisë për Ciklin e Ulët me këtë degë :
    • dega për përgatitjen e mësuesve për shkollat fillore.
Në vitin 1992 u hap dega e gjuhës dhe kulturës gjermane. Në vitin 1994 u hap dega e gjuhës dhe kulturës angleze. Në vitin 1995 u hapën degët e jurisprudencës, ekonomikut dhe mësuesve për kopshtet. Në shtator të vitit 1998 filloi dega e frengjishtes.
Sot, Universiteti i Elbasanit numëron rreth 3500 studentë në sistemin me frekuentim të plotë dhe 4500 studentë në sistemin pa shkëputje nga puna. Më parë funksiononte edhe sistemi i korrespodencës, që tani është mbyllur.

No comments:

Post a Comment