Reklama

"Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim".

Search This Blog

Wednesday, July 6, 2011

Elbasani në fokus

Momumentet e kulturës janë të gjitha objektet që përmbajnë vlera  historike, kulturore, artistike e natyrore. Karakteristikat që I cilësojnë këto objekte si monumente kulture dhe I dallojnë nga të tjerët. Elbasani nje vend te cilit kurrsesi nuk mund ti mungoshin keto monumente.


 Rrapi I Bezistanit 
Ndodhet në qendër të qytetit. Emërtimi I tij lidhet me tregun e mbyyllur, I quajtur bezistan, bërthamë e rëndësishme tregtare, ndërtuar në shek.XVII, që përfishnte një numër të konsiderueshëm dyqanesh. 
Historikisht ka shërbyer si pikë referimi për ngjarjet historike, arsimore e kulturore të Elbasanit. 
Të gjitha këto janë pasqyrë e së kaluarës së tyre historike-shoqërore dhe thelbi I ndërgjegjes qytetare për të sotmen dhe të ardhmen e zhvillimit, në hapsirën kombëtare. 


Monumenti I Konstandin Kristoforidhit  
Kjo është një vepër e rëndësishme e skulpturës monumentale shqiptare e ngritur pas v.1960, punuar nga skulptorët Kristaq Rama dhe Mumtaz Dhrami, e përuruar më 24 nëntor 1962, në lulishten me të njëjtin emër, në krah të shëtitores kryesore të qytetit, ku krijon një kompleks unik me torrën lindore të kalasë dhe godinën e teatrit Skampa në kryqëzim me rrugën e Universitetit. Kjo hapsirë është me një pamje prezantuese për qytetin e Elbasanit.

 Figura është e kompozuar ulur dhe është vendosur mbi një 
kub të thishtë dhe të veshur me mermer të bardhë e me sfond të rrethuar nga pishat. Monumenti i është kushtuar babait të gjuhës shqipe që I parapriu kërkesave të popullit shqiptar për dije, liri dhe mëvetësi kombëtare. Kostandin Kristoforidhi është ulur , me librin e abetares përpara mbështetur mbi gjunjë, ndërsa shikimin e tret larg në përfytyrimin e historisë që do të rrjedhë më pas, mbi kombin shqiptar. Eshtë realizuar me stil realist-dekorativ në modelimin e sipërfaqeve të figurës,me plastike te qete.

Monumenti i Aqif Pashë Bicakut 
Është një nga krijimet më të rëndësishme  të skulpturës momumentale  në Elbasan, ngritur pas v. 1990, 
vepër e skulptorit Bujar Kapllani e realizuar në bronz me lartësi 2.9 metra dhe e vendosur mbi një 
platformë dhe bazament 2.7 metra të lartë. Kjo vepër komunikon me mjedisin nëpërmjet një gjuhe të 
thjeshtë, që buron nga konceptimi unik I skulpturës, bazamentit dhe sheshit. Bazamenti eshte një 
platformë me dy hyrje kalimi të shkallëzuara në pjesën e pasme të cilat happen  ne një udhë të madhe 
në pjesën ballore të monumentit, në mes të së cilës ngrihet një bllok masiv me sipërfaqe që ngjason me 
lëvizjet spirale të flamurit. Mbi këtë bazament ngrihet figura në bronz e patriotit me sfond hapësirën e 
degëve të rrapit dhe muret e kalasë. Figura e patriotit elbasanas ka dorën e majtë si kube mbi kraharor, 
aty ku rreh zemra dhe gishtin drejtues me drejtim nga flamuri kombëtar, i cili është në krahun e djathtë 
të shtatores ngritur nbi një shtizë natyrale. Kjo përforcon idenë se figura është e mbështetur në shtizën 
e flamurit .

Monumenti i Isuf Myzyrit 
Figurë skulpturale në lulishten pranë sheshit “ I Maji”, në qytetin e Elbasanit, e përuruar më  14 mars 
2002 me rastin e 121 vjetorit të lindjes së Isuf Myzyrit. Është vepër e skulptorit nga Tirana Artan 
Peqini. Figura qëndron e vendosur nbi një kub të thjeshtë të veshur me mermer gri Brenda një përcele 
Add caption
me lule, midis trotuarit përballë kryqëzimit  të rrugëve. Në sfond të  figurës ndodhen godinat e 
institucioneve qendrore-administrative të qytetit. Skulptura i kushtohet kënkëtarit popullor, qytetarit të 
nderuar të qytetit, artistit të popullit Isuf Myzuri,  I cili krijoi një fond të gjerë të këngës qytetare 
elbasanase të shek. XX, me vargje dhe melodi të krijuara nga ai vetë dhe të mbështetura në motivet e 
jetës së përditshme të kohës që jetoi. Figura e bronztë është paraqitur me violinë në dorë dhe poshtë 
faqes së majtë duke u përulur përballë publikut që e duartroket. Kjo skulpturë e realizuar në bronz ka 
madhësinë natyrale me përmasat e njeriut. 

1 comment: