Reklama

"Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim".

Search This Blog

Saturday, October 29, 2011


Elbasan, 6 të arrestuar, njëri prej tyre për tentativë vrasje



Gjashtë persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan. Nga komisariati i policisë Gramsh, është arrestuar në flagrance Bajram Boja, i datëlindjes 50 vjeç pasi ky person është autor i vjedhjes se linjës elektrike në fshatin Galigat.
Gjatë kontrollit të ushtruar në kasollen pranë banesës ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 30 kg tel bakri.
Është arrestuar në flagrancë edhe Klaudjo Plaka 29 vjeç pasi ka kundërshtuar dhe fyer punonjësin e policisë e të rendit publik.
Në Cërrik policia tha se është bërë ndalimi i shtetasit Xh.M, 17 vjeç, person i shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim dhe me tre të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, janë autorë të vjedhjes së një automjeti tip Benz ne pronësi të B.K, banues ne Cërrik.
Policia tha se është bërë e mundur kapja e personit të shpallur në kërkim Florenc Tabaku 23 vjeç, nga Elbasani pasi akuzohet për “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.
Tabaku në bashkëpunim edhe me tre të tjerë të cilët janë kapur më parë nga policia për motive banale kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistolete shtetasin K.S.
Është bërë i mundur edhe ndalimi i Taulant Beti, 27 vjeç banues në Elbasan për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Policia tha se është kapur personi i shpallur në kërkim Orient Mehmeti, vjeç 21, banues në Cërrik pasi para një jave, ka kanosur për motive të dobëta me armë zjarri tip pistoletë, fqinjin e tij.

No comments:

Post a Comment