Reklama

"Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim".

Search This Blog

Thursday, October 27, 2011


Elbasan, nis nënshkrimi i peticionit kundër importit të mbeturinave

Nga Elbasani, një nder qytetet me te ndotura ne vend, ka nisur mbledhja e firmave për te kërkuar heqjen nga ligji te nenit qe lejon importin dhe përpunimit e plehrave.
Kuvendi civil ka gjetur mbështetjen e shume qytetareve ne këtë nisme. Lideri socialist Rama ka kërkuar me herët mbajtjen e një referendumi popullor për këtë çështje. Projektligji i miratuar me votat e deputeteve te mazhorances, pak kohe me pare, nuk u dekretua nga kreu i shtetit, me argumentin se neni 49 qe lejon importin e plehrave bie ne kundërshtim me kushtetutën.
Ne fillim te javës një grup intelektualesh përfshinë edhe ish-presidentin Moisiu, krijuan aleancën kundër importit te plehrave. Kjo aleance paralajmëroi se do ti drejtohej edhe Gjykatës Kushtetuese për te penguar ligjin.

No comments:

Post a Comment