Reklama

"Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim".

Search This Blog

Thursday, October 27, 2011

.Evazioni 3.7 milionë dollarë, arrestohet biznesmeni në Elbasan

Një biznesmen u arrestua sot nga policia në Elbasan me akuzën se ka përfituar në mënyrë të paligjshme 3.7 milionë dollarë.
Vaid Tarja 29-vjec, pronar i shoqërive “U&E MANAGMENT”, “ALBA-CLEAN”, dhe “SILVIO”, është personi i arrestuar.

Policia tha se biznesmeni Tarja ka përfituar ilegalisht 3.705.555 USD, pasi në shtator të vitit 2010 ka realizuar një shitje, të cilën nuk e ka deklaruar në organet tatimore.
Shuma prej 3.705.555 USD rezultoi të jetë tërhequr nga llogaritë bankare të shoqërisë “U&E Managemant” sh.p.k, kur Tarja ka qenë në detyrën e administratorit të kësaj shoqërie.
Fshehja e shitjes sipas akuzës, ka qenë e qëllimshme duke synuar në këtë mënyrë mosdeklarimin e të ardhurave dhe si rrjedhojë shmangien e detyrimeve tatimore.
Të gjithë shumën e përfituar në mënyrë të paligjshme biznesmeni Tarja ka tentuar ta investojë në biznese të ligjshme, duke krijuar dhe shoqëri të ndryshme.
Biznesmeni 29-vjecar akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimit të kompetencave”, “Fshehjes së të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe veprën penale të “Pastrimit të produkteve.

No comments:

Post a Comment