Reklama

"Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim".

Search This Blog

Sunday, November 13, 2011


Aksident në Elbasan-Qafë-Krrabë, plagosen tre anëtarë të një familje

Tre anëtarë të një familje u plagosën sot në një aksident në aksin rrugor Elbasan-Qafë Krrabë shumë pranë kilometrit 29.
Burime të Policisë rrugore nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se “një mjet tip Volsvagen me targa belge 342 RSK ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka rënë rreth 10 metra në humnerë”.
Tre të aksidentuarit në mjet dy prindërit dhe djali i tyre, janë transportuar menjëherë në spitalin Ushtarak të Tiranës, ku mësohet se janë në gjendje të rëndë për jetën.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ende nuk ka identifikuar tre të aksidentuarit, ndërsa mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara i drejtuesit të mjetit.

No comments:

Post a Comment