Reklama

"Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim".

Search This Blog

Thursday, November 17, 2011


Vrasja e “ushtarëve” të Tan Kateshit në 1997, dy zhvarrime në Elbasan


Prokuroria e Elbasanit ka rihapur hetimet për një çështje të bujshme në këtë qytet që i përket vitit 1997.
Pesë persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të Kastriot Dervishit, që sipas burimeve të së njëjtës prokurori ishte pjestar i bandes së Tan Kateshit, duke e lënë Dervishin të plagosur rëndë dhe duke vrarë dy të rinj që ndodheshin me të.
Ekspertë të mjekësisë ligjore dhe të kriminalistikës, ishin të pranishëm në zhvarrosjen e eshtrave të Arben Shkodranit dhe shokut të tij, Alfier Sadushi.
Shkak i zhvarrosjes, sipas prokurorisë, është kryerja e një ekspertimi per te verifikuar dhe dale ne konkluzione shkencore per arsyet e vdekjes se dy te rinjve.
Burime prane prokurorise thone, se duke qene se dy viktimave, pas vrasjes, per shkak te situates kaotike te asaj kohe nuk u eshte bere autopsia, u kerkua zhvarrosja per te kerkuar me shume elemente lidhur me kete krim.
Prokuroria deklaron jo zyrtarisht, se jane marre nje varg deshmish nga qytetare te cilet jane ndodhur ne lagjen “Vullnetari”, diten e krimit dhe eshte vertetuar se shenjestra e kesaj pusie ne fakt ka qene Kastriot Dervishi.
Sipas deshmive, vrasesit i kane kerkuar Arbenit dhe Alfirit te largohen, se kishin pune me Dervishin e duke qene se te dyja viktimat ndodheshin ne sediljet e para te nje makine “Opel”, pas nje debati autoret kane qelluar ne drejtim te te treve.
Prokuroria deklaron se per kete ngjarje, Kastriot Dervishi, qe vuan denimin me 23 vjet heqje lirie ne burgun e sigurise se larte të Peqinit per nje ngjarje tjeter, nuk ka dhene asnje deshmi apo deklarate per priten ku vete ai mbeti i plagosur rende.
Per kete ngjarje, prokuroria deklaron se jane shpallur ne kerkim nderkombetar dy shtetas, ndersa tre te dyshuarit e tjere jane vrare pergjate viteve

No comments:

Post a Comment